Kadilli ironizon Bashën: Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë

18 Nëntor 2021, 13:38Politika TEMA

Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli ka reaguar pas paralajmërimeve të kryetarit të Parisë Demokratike Lulzim Basha se kush paraqitet në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha do të përjashtohet nga partia.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Kadilli shkruan se është e qartë se Basha dhe PD janë në konflikt dhe se kjo zgjidhet duke hequr kryetarin, ndërsa shton se është Basha ai që do të heq partinë.

“Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë.

E qartë që Basha dhe partia janë në konflikt. Kjo zgjidhet duke hequr kryetarin. Basha do të heq partinë”, shkruan Kadilli me ironi.

1 komente në “Kadilli ironizon Bashën: Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë”

  1. Shaqo says:

    O Kadill, u duke dicka ne fillim, por qenke kot fare. Do shkosh edhe tek Saliu edhe tek Basha, mos i ngelet hatri asnjerit.
    Per kryetar, je pa personalitet, per zyrtar i rendomte ne PD, po. Prandaj mbaje mire me te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje