Situata e tensionuar në kufi, Polonia fajëson Shërbimet Sekrete në Moskë dhe Minsk

18 Nëntor 2021, 16:19Bota TEMA
Situata e tensionuar në kufi, Polonia fajëson Shërbimet

Situata në kufirin Poloni-Bjellorusi është duke u qetësuar. Mirëpo, autoritetet polake mendojnë se kriza është stisur nga Shërbimet Sekrete në Moskë dhe Minsk. Nga ana tjetër, Kremlini mohon kategorikisht këto pretendime.

“Moska nuk ka kurrfarë lidhje me këtë”, tha presidenti rus Vladimir Putin teksa po e komentonte situatën përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi, transmeton Telegrafi.

E përditshmja gjermane Zedeutsche Zeitung raporton se pretendimet e qeverisë polake dhe ish-zyrtarëve të inteligjencës bjelloruse, po thonë krejt diçka tjetër.

“Për një organizim artificial të krizës së emigrantëve janë pajtuar shërbimet sekrete në Minsk dhe Moskë, ajo po udhëhiqet nga operacioni i koduar “Diga”, citon e përditshmja gjermane politikanin e opozitës bjelloruse Pavel Latushk.

“Në këtë po marrin pjesë shërbimet sekrete ushtarake siç është GRU-ja ruse dhe SVR e FSB”, pretendon Latushk.

Pavel Latushk sipas të përditshmes së Munihut, më herët ka qenë ministër i Kulturës në Bjellorusi dhe ambasador, por pas zgjedhjeve të manipuluara të 9 gushtit 2020, “është ndarë” nga Aleksandar Lukashenko dhe i është bashkuar Svetlana Tihanovska.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje