Vrau kineasten në sheshxhirim, ngrihet padi për vrasje ndaj Alec Baldwin

18 Nëntor 2021, 12:29Lifestyle TEMA

Pavarësisht se tragjedia ne sheshxhirimin e filmit “Rust”, ishte me të gjithë gjasat një aksident fatkeq, ndaj aktorit Alec Baldwin është ngritur një aktpadi.

Duke menduar se në pistoletë kishte plumba të rremë, ai shtiu por fatkeqësisht la të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins, e plagosi lehte dhe regjisorin, Joel Souza.

Në aktpadi thuhet se skenari nuk parashikonte që në atë skenë, të qëllohej me armë. Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit. Padinë e paraqiti zyrtarja e skripteve, Mamie Mitchell, e cila telefonoi policinë, pas incidentit të ndodhur në Nju Meksiko. Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Baldëin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende për këtë gjë.Punonjesja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, pretendon se nuk e di si është përfshirë municioni i vertete ne xhirimet e filmit.

1 komente në “Vrau kineasten në sheshxhirim, ngrihet padi për vrasje ndaj Alec Baldwin”

  1. Asnji Aktore ne xhirime nuk ka pune /te drejte ,ti drejtoj armen ,
    jo me Kamerameneve e Regjizorit ,
    me te cilin s’e lidh asnji pjes e Filmit qe xhirohet ,por madje as nji tjteri .
    Jane Cmendur nga drogat dhe miljonat Kafshet me surrate njeriu dhe vrasin njerez thjeshte per kenaqsin e vet psikopate?
    Te denohet me Vdekje kafsha e terbuar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje