Dita e “maces së zezë”, kuriozitet dhe supersticione për t’u rrëzuar

17 Nëntor 2021, 16:44Lifestyle TEMA

15 vjet më parë u vendos që 17 nëntori të jetë dita e “maces së zezë”.

Një ditë për të rrëzuar supersticionet që bëjnë që ende sot kjo kafshë të adoptohet gjithnjë e më pak nga njerëzit.

Por mbi të gjitha supersticione të krijuara në mesjetë e që vijojnë të qarkullojnë dhe sot Kafshë të përsosur shoqërimi, por që vazhdojnë të vuajnë nga stigma e “fatit të keq”. Për këtë arsye është krijuar dhe “Dita e Maces së zezë”. Një ide e cila fillimisht u caktua 15 vjet më parë dhe që shënohet çdo 17 nëntor, me qëllimin për të rrëzuar të gjitha mitet false rreth kësaj maceje.

Bindja që macja e zezë sjell ters, lind që në Mesjetë, kur natën, kuajt trembeshin nga sytë e verdhë të maceve që gjendeshin në rrugë.

Që këtu u krijua legjenda që i lidh këto mace me djallin.

Në të njëjtën periudhë për shumë popuj të Mesdheut macja e zezë lidhej me një prani djallëzore dhe me shtrigat.

Po në Mesjetë, Papë të ndryshëm, autorizonin eliminimin e tyre për shkak të lidhjes me të keqen.

Por përkundrazi, marinarët britanikë i merrnin në bordin e anijes pasi mendonin se ata përzinin fatin e keq dhe ende sot, britanikë, skocezë dhe japonezë e cilësojnë si një shenjë shumë të mirë nëse takojnë një mace të zezë në rrugë.

Kjo festë nuk shërben vetëm në rikthimin e dinjitetit për këto mace, por dhe për t’i bërë apel shoqërisë që të kujdesen për ‘ta.

Nuk është një rastësi që macet e zeza janë më pak të adoptueshmet.

Dhe përtej ngjyrës, macja ndihmon në shëndet dhe humor.

Një studim i fundit tregon se nëse përkëdhelet një mace e zezë nga 15 deri në 40 minuta në ditë, ndihmon në reduktimin e stresit dhe të ankthit.

Andaj edhe të gjithë individët që kanë një mece apo maçok të zi në shtëpi janë më të lumtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje