Një qytet ukrainas duket si loja e famshme LEGO, me shtëpi dhe ndërtesa shumëngjyrëshe.
Comfort Town, një periferi në Kiev, u përfundua në vitin 2019 dhe është një kontrast i fortë me ndërtesat e tjera gri, sovjetike që e rrethojnë.
Ndërtesat janë të lyera në të verdhë të ndezur, jeshile dhe portokalli dhe rozë, e cila përfshin muret dhe çatitë e jashtme.
Shumë i kanë krahasuar ato me ndërtesa Lego, ose si shtëpi dhe hotele në Monopoly.
Projektuesit Dmytro Vasyliev, Aleksandr Popov dhe Olga Alfiorova iu deshën 11 vjet për ta përfunduar atë me një buxhet të rreptë.
Ideja ishte të tërhiqte njerëzit që dëshironin të lëviznin në zonë, duke e transformuar zonën e banimit – e cila mbulon 115 hektarë, rreth 1.5 herë më e madhe se Disneyland – në diçka më të bukur.