Piktura e artistes meksikane Frida Kahlo shitet për shifrën e "çmendur"

17 Nëntor 2021, 12:51Lifestyle TEMA
Piktura e artistes meksikane Frida Kahlo shitet për shifrën e

Një pikturë e artistes meksikane Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në Nju Jork për një vlerë rekord prej 34.9 milionë dollarësh (30 milionë euro).

Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.

Rekordi ishte vendosur më parë nga një vepër e Diego Rivera, me të cilin Kahlo kishte një marrëdhënie të trazuar prej dekadash. Pjesa e tij u shit për 9.76 milion dollarë në vitin 2018.

Piktura e Kahlo “Diego y Yo” ishte një nga autoportretet e saj të fundit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Vepra përshkruan një Kahlo të përlotur me burrin e saj Rivera të pikturuar mbi sytë e saj.
Ajo u përshkrua nga Sotheby’s në ankand të së martës si një nga veprat më të rëndësishme të Kahlos që doli në ankand.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje