Dy reperët e famshëm pajtohen pas 12 vitesh

17 Nëntor 2021, 10:55Lifestyle TEMA
Dy reperët e famshëm pajtohen pas 12 vitesh

 

 

Kanye West dhe Drake i kanë dhënë fund zënkave prej 12 vitesh.

Dy reperët kanë pozuar së bashku dhe fotografinë e ka postuar në Instagram West. Ata shfaqen duke pozuar edhe në shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët, J. Prince.

Në fillim të këtij viti, West i kishte dhënë mundësi për të bërë paqe Drake, si dhe e ftoi të bëhet pjesë e koncertit të tij të ardhshëm në Los Angeles, që mbahet më 9 dhjetor.

Ky show ka për qëllim të bëjë thirrje për lirimin e Larry Hooverit, i cili aktualisht është duke i vuajtur gjashtë dënime të përjetshme në burg, nën akuzat e përfshirjes në grupe gangsterësh.

Djali i Hooverit i kishte kërkuar yllit kanadez të muzikës, Drake, që ta pranojë ftesën e reperit Ye dhe kërkesën e tij për paqe mes tyre, duke thënë se “Drake është një lider i vërtetë dhe liderët marrin vendime të cilat edhe njerëzit e tjerë i ndjekin”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje