FOTOT/ Rita Ora fiton çmimin e rëndësishëm, paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare

16 Nëntor 2021, 17:50Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rita Ora fiton çmimin e rëndësishëm, paraqitet me

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë të hënën në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester.

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme, teksa u shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

 

1 komente në “FOTOT/ Rita Ora fiton çmimin e rëndësishëm, paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare”

  1. Baliu says:

    More edhe ajo qaforja gjoja tipike “shqiptare” !!! Lavdi marrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje