Debati për hartat e Çamërisë, Meta i përgjigjet mediave greke: Nuk vërtetova saktësinë e tyre, dihet botërisht që jam kundër ndryshimit të kufijve

19 Nëntor 2021, 12:09Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat greke, ku ai mori pjesë një ekspozite të organizuar nga Akademia “Rrënjët Tona” dhe shoqëria civile.

Përnes zëdhënësit të tij, Meta thotë se nuk ka vërtetuar saktësinë e hartave të vjetra ku ishte Çamëria.

Ai thekson se është kundër ndryshimit të kufijve dhe kjo dihet botërisht.

“Në përgjigje të interesimit të “News 24”, lidhur me reagimet në mediat e një vendi fqinj për ekspozimin në ambientet e jashtme të Institucionit të Presidentit të Republikës të një ekspozite të organizuar nga Akademia “Rrënjët Tona” dhe shoqëria civile, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë.

Presidenti Meta e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.

 

 

Çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e Tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan”, shkruan zëdhënësi i tij. (TemA)

4 komente në “Debati për hartat e Çamërisë, Meta i përgjigjet mediave greke: Nuk vërtetova saktësinë e tyre, dihet botërisht që jam kundër ndryshimit të kufijve”

  1. ilir floriri says:

    meta nuk hall camerie as shqiperie. ka hall protoganisti’ meqenese berisha, si verior, “vdes” per kosoven, ky si jugor “vdes” per camerine. te dy kane hallin e lekve. kjo gje e trashe ka mik cim peken e nje cerek gruaje monika kryemadhin

  2. Taulant says:

    Pjeserisht dakort kur thua qe nuk vertetova saktesin e hartave.
    Por kur ato harta jane publikuar nga ministria e jashtme Ruse ne vitin 1862 apo ajo Angleze ne vitin 1869 nuk ka vend per dyshime.
    Ne ate kohe Greqia Qendrore dhe e Veriut ne kancelarit Evropjane trajtoheshin si Shqiptaret e Jugut.
    Jane me dhjetera harta dhe mbi 1200 dokumenta te viteve 1800-1878 qe vertetojn nje gje te tille.
    Tjeter gje qe fuqite e medha vendosen te zhduknin faktorin Shqiptar ne ato troje per te krijuar shtetin artificial Grek.

    1. ben says:

      Taulant-kur neo-greket e kane mizen nen kesule, do kruhen nga mengjezi ne darke. Problemi i tyre eshte se genjeshtrat me te cilat kane mbushur boten ne me shume se 120 vjet, po u dalin lakrat cdo dite. Kjo dreq epoke e internetit, ku mund te gjesh cdo dokument qe te duash, po u hap shume pune neo-grekeve aziatike qe kane uzurpuar trojet e grekeve te lashte dhe historine tone.

  3. Franci says:

    Shpejt Like , shpejt justifikou , dhe kerkou te falur heleneve , se te moren medaljen e nderit qe vetem ti e ke mare nga parlanegi i shtetit shovinist grek …..nxitou Like kerma , thuaj dhe Bllaush bythqirit atij dylberit qe mban nga mbrapa te beje deklaraten perkatese dhe betimin solemn …..ptuuuuu plere , o turp i Kombit Shqiptar , o pacavure ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje