Ku shkojnë paratë e shqiptarëve? 900 mln dollarë i merr administratë rrogë

19 Nëntor 2021, 11:37Politika TEMA

Deputeti Erion Braçe thotë se 900 milionë dollarë nga buxheti i shtetit shkojnë vetëm për pagimin e administratës. Gjë që sipas tij, administrate nuk e justifikon.

“Ku venë paratë e shqiptarëve?

900 milion USD rroga për sektorin publik dhe administratën e shtetit.

Degjoni vazhdimisht “rrisni rrogat, rrisni rrogat ne shtet”, po shihni se sa shume paguajme per rrogat, 900 milion dollare vitin tjeter!!

Jane shume para;

Por a janë efektive?

Une mendoj qe JO dhe ja perse;

Rroga do paguajmë 900 milion USD vitin tjeter; 68,196 lekë është sot rroga mesatare në sektorin publik, ne administrate eshte edhe me e larte!

Por unë mendoj që nuk janë efektive kur administrata nuk sherben, nuk e ndjen as ne mendje e as ne zemer sherbimin, nuk e ka qëllim shërbimin, rezultatet, rritjen përmes tyre.

Se eshte keshtu nuk ben punen e nuk ben sherbimin, madje madje harxhon muaj te tere pershembull edhe per te “bere letrat” per te marre parate e ndihmes per rindertimin nga Italia bujare;

Qytetaret i vonon, i bezdis, i poshterron derisa te dorezohen e paguajne pertej ligjit.

Paratë janë, tani na duhet administrate funksionale për të justifikuar paratë”, shkruan Braçe.

10 komente në “Ku shkojnë paratë e shqiptarëve? 900 mln dollarë i merr administratë rrogë”

  1. Ps pd lsi, llumi komtar says:

    Ne radh te par parlamenti duhet te ket 40 deputed dhe Jo 140 per nje vend 3miljon e gjus popullsi kto Jan llumi I kombit 140 ne parlament

  2. xhoxhi says:

    Ti Erjon flet dhe ke të drejtë.Ju si deputetë pa na thuaj çfarë bëni për atë popull gjithë vitin?Më shumë keni nxjerë ligje për mbrojtjen tuaj se sa të qytetarëve.Administrat duhet të ketë rrogën më minimale dhe më të lartë ai që punon me çizme dimër berhar.Të mbarosh një punë duhet jo me ditë por me muaj.Unë jam në greqi kam një vit dhe më shkon fatura e ujit 20 metra kub.Çtë duan bëjnë faturistët dhe po të hankohesh nuk zgjith asgjë.Ju duhet të mblidheni një ditë në muaj dhe jo për ditë se vetëm shani njëri tjetrin dhe ne presim të zgjidhim hallet me para.

  3. Ppp says:

    Po mir mor erjon si mendon ti, qe fitove tre mandate ashtu kot??
    Jo mo lal jo ky eshte sistemi i blerjes se votes jo ai qe kerkoni te shitni se gjoja paguhet vota 50 apo 100 €
    Jepen para per votuesit gjoja punojne ne shtet por kur shkon e sheh letrat nuk ekzistoje
    Imagjino ka me puntor ujsjellsi i tiranes sesa eshte ushtria e kombit sikur edhe ta sillnin ujin me kova sdo duheshin aq shume
    Kjo eshte formula greke te gjith votuesit duhet te joshen
    Fundi dihet

  4. Bledi says:

    Po PPP sa marrin dhe a janë efektive ? Inceneratoret psh a jane efektive ?

  5. Drejtesia says:

    Keni shume te drejte por qe te punoje atministrata duhet qe ti nxise Titullari i emeruar.Ai nuk do pune te ndershme nga administrata sepse nuk mund te vjedhe.
    Kemi drejtuesit qe nuk duan se pari pastaj vijne maskarejte e tjere me te vegjel qe e kane mendjen tek grabitja.
    Shume te ndershem jane menjanuar ose shkarkuar.
    Kontrollo sa gjyqe humb O.Sh.E.E,disa nga gjyqtaret,disa se ka faj dhe disa se do vet O.Sh.E.E sepse mer % nga pagesat qe ben.

  6. qytetar says:

    Erion !
    Jam dakort me nje komentues kur thote qe duhen 40 deputete madje une do thoja 20 deputete.
    Dhe si ne kohen e diktatures te ishin te puesuar ne administrate dhe te mlidheshin nje here nre muaj ose vetem kur duhej dhe te merrnin djetat si shperblim.

  7. qytetar says:

    Tani u kujtove !?
    Mbasi sigurove deputetllekun !!!!

  8. Bato says:

    Erion, pjesa e administrates qe shqeben merr gati 1/4 e pages tende si deputet. Si mund te presesh qe administrata te sherbeje korrekt kur ti i pari je me i pakenaquri me pagen qe merr dhe ke 6 muaj qe turfullon a thua se ke ardh sot ne politike.

  9. Arben says:

    Erjonin e shikoj si politikanin,deputetin por edhe kur ishte zv.kryeminister, si me i pergjegjshmi dhe me i ndjeshmi ndaj situates se administrates ne raport me sherbimin ndaj nevojave te qytetareve dhe ne ate qe thote ka shume te drejte. Sherbimi ndaj qytetareve nga adminitrata kryesisht lokale pasi aty merren sherbimet baze jane ne nivelin zero,ndoshta kjo eshte edhe per shkak te problemeve te trasheguara (dmth rrumpallhanes se pushtetit lokal te viteve viteve 90). Fatkeqesisht ne kete periudhe u kthyem nga keshilla e lagjeve,fshateave ne keshillat e kanuneve, ku prona shteterore dhe publike administrohej nga te fortit,kryepleqte,kryetaret e rajoneve e te lagjeve deri edhe tek shoqatat e hajdudeve te pronave (dmth gjoja ish pronaret), nderkohe qe ne kohen e zogut 30% ka qene prone private dhe 70% prone publike e popullit. Sistemi rrumpalle i vitece 90 e hartizoi ne pronare gjithe teritorin e shqiperise. Kush do kete mundesi ta rregulloje kete situate vetem nje zot e di. Shqetesimi tjeter sipas Z.Braçe eshte administrata shteterore, ku jane drektesia, mjeksia ,policia, tranporti rrugor etj. Me keqardhje shikohet se çdo ligj qe nxjerrin, ne vend qe te lehtesojne popullin, e rendojne akoma me shum. Bie fjala e fundit, sipas Gonxhes, pas 4 viteve qe perfundon afati i patented, duhet te futesh ne provime te parawitesh tek ato rrjepsit e te rimarreh edhe nje here patenten. Per mendikin tim nje absurditet. Tjeter, psh rroga mikimane e sustemit drejtesise eshre 1.2 milion leke te vjetra, maksimalja per gjyqtar eapo prokuror mund te shkoje edhe 1.8 milion. A nuk abuzojme perseri me detyren ,dmth rrjepsa? Ka gjass se po… Kyr do behemi me sistem serioz shteteror? Une mendoj kur ta fillojme nga zero. Dhe ne kete shifer e kemi filluar me 1912, me 1945 dhe me 1990. Pas 90 problemet jane bere shume me delikate, nevoniten reforma qe veshtire se mund te kene zbatim. Mjafton reforma ne drejtesi 7 vjet per te kuptuar se sa e veshtire eshte.

  10. Jai-i9 k says:

    Vërtetë .
    Edhe pse të gjithë e dinë që PD-ja ka mbaruar si parti dhe popullit nuk ja ndjente të shkonte të votonte , se e dinte që PS -ja kishte fituar ju prapë përdorët lekët e trafikantëve të drogës dhe detyruat me qindra mijëra njerëz të lëviznin bythën për eurot e shkuan të votonin. Vetëm e vetëm që ti vinit vulën që kishit fituar dhe përqindja e votuesëve të dukej afër normales.
    Kur janë votimet trafikantët e drogës paraqiten me çantat plotë lekë dhe të blejnë votat me ‘çetat e tyre partizane’. E tillë është kontrata me trafikantët . SI pasojë keni trafikantë drejtora, né polici, në tatime, në parlament e kudo. Keni té afërmit e trafikantëve që figurojnë të punësuar në shtet dhe marin rrogë në shtet , pa shkuar një dité në punë (as adresën e punës nuk e diné ) dhe as që kanë kualifikime, eksperiencë , haberin apo arsimimim për ato punë.
    Vazhdo me tymuese o shoku Erjon- zv KM më i suksesshëm i reformave në administratë ?se populli habitet me tymueset që lëshon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje