FOTO/ Me avion privat, njihuni me qenin më të pasur në botë. Shet vilën që dikur i takonte Madonna-s

19 Nëntor 2021, 15:38Lifestyle TEMA
FOTO/ Me avion privat, njihuni me qenin më të pasur në botë.

Gunther VI është qeni më i pasur në botë, dhe vjen nga një dinasti qensh që bënin një jetë hedoniste. Mediat botërore raportojnë se qeni gjerman po shet vilën me vlerë 31.75 milionë dollarë teksa vlera totale e pasurisë që ai menaxhon është afërsisht gjysmë miliard dollarë.

Stafi i Guntherit që menaxhon pronën vendosi ta shesë vilën në Miami. Paraardhësi i Gunther e bleu vilën nga këngëtarja Madonna për 7.5 milionë dollarë dy dekada më parë. Sipas The Times të Londrës, Gunther VI kënaqej duke fjetur në dhomën e gjumit të Madonnas. Vila është e ndërtuar në stilin toskan dhe ka pamje nga oqeani, raporton dailymail.

Arsyeja e shitjes së vilës ishte se çmimet e pasurive të paluajtshme ishin rritur ndjeshëm dhe për shkak të shumë pasurive të paluajtshme që zotëronte Gunther, nuk ishte problem shitja e kësaj vile.

Kjo shitje forcoi Fondin Gunther, i cili u krijua në vitin 1992, gjatë kohës së Gunther III. Atë vit, pronarja e saj, kontesha Karlotta Liebenstein, vdiq dhe ia la gjithçka qenit të saj, dhe më pas u zhvillua një dinasti e tërë qensh të pasur.

Guntherit aktual i pëlqen të udhëtojë nëpër botë me një aeroplan privat, ka kuzhinierin që kujdeset për ushqimin teksa për mëngjes i shërbehen copat më të shijshme të mishit.

3 komente në “FOTO/ Me avion privat, njihuni me qenin më të pasur në botë. Shet vilën që dikur i takonte Madonna-s”

  1. Kuriozi says:

    Kush fshihet pas qenit?

  2. Destiny says:

    ska me besim njeriu ke njeriu VK

  3. German Shepard, eshte qen i mrekullueshem! Patem nje te te tille femer, me emrin LIda per 14 vjet,na la ne shtator te ketij viti! Nje shok dhe mik i shkelqyer! SIkur te ishin edhe njerezit te tille qofte edhe Saliu dhe Luli me Liken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje