"Rama e përdor si tub oksigjeni", Berisha përgjigje Bashës: Ik mor mjeran jep dorëheqjen, s’ke punë me ne demokratët pro amerikan

19 Nëntor 2021, 18:26Politika TEMA

Fill pasi Lulzim Basha e konsideroi si “tub oksigjeni” që përdoret nga Rama, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës.

Ish-Kryeministri tha se kryetari i PD-së nuk ka ndezur shpresë për mbështetësit e tij.

Berisha i bëri thirrje Bashës që të japë dorëheqjen dhe e akuzoi se qëndron mbyllur në seli sepse e shajnë njerëzit.

“Shqiptarët janë më të pashpresë, sepse opozita nuk ndezi në 8 vite dritën e shpresës në zemrat e tyre. Kryetari i saj u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij. Ma hap i kishte thënë një ditë këtë derë se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor. Ne jemi parti e idealeve më të larta njerëzore. S’ke punë me ne ti, ik dhe ik sa më shpejt”, tha Berisha.

2 komente në ““Rama e përdor si tub oksigjeni”, Berisha përgjigje Bashës: Ik mor mjeran jep dorëheqjen, s’ke punë me ne demokratët pro amerikan”

  1. Fatosi-kosove says:

    Skeni pare gje akoma, zgjidhja e krimit veq sa ka filluar,keni kerkuar shikoni.

  2. Jep dorëheqjen , se unë s’kam ç’të t’ë bëj !
    Tubo oksigjeni të tha , s’të tha për ndonjë tubo tjetër , pse ja mer kaq për ters Lulit ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje