Rama takon ministrin austriak: Diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE

19 Nëntor 2021, 17:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Michel Linhart.

Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Rama i ka shprehur falënderimet ministrit për mbështetjen e Austrisë si mbështetëse e palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

“Kryeministri Edi Rama me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të  integrimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, njofton kryeministria.

1 komente në “Rama takon ministrin austriak: Diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”

  1. Kalec Dega says:

    Kryeministri i Shqiperise takoi …nje minister te Austrise qe merret me punet e Evropiane, lol…Ketij i them lajm une…
    =
    Imagjino, Merkel te takohet me Ahmetaj,Tualetin apo Olti XHacka,
    =
    lol lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje