Osmani me senatorët amerikanë: Serbia është burim i destabilizimit në rajon

21 Nëntor 2021, 11:20Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë  takuar një delegacion të Senatit amerikan.

Në këtë takim, Osmani tha se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësos sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimi negativ në rajon.

“Në këtë takim, Presidentja ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon.

Ajo theksoi se ky ndikim synon zhbërjen e arritjeve të SHBA-ve, BE-se dhe NATO-s në rajon lidhur me paqen, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani i ka njoftuar senatorët amerikanë në lidhje me përpjekjen e Kosovës për reforma gjithëpërfshirëse, të cilat sipas saj, synojnë posaçërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja.

Kujtojmë se Osmani, Gërvalla e Mehaj po qëndrojnë në Kanada në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje