Berisha e shpalli “non grata” nga zyra e tij, Yuri Kim e “sfidon” nga Tropoja: Ndjehem si në shtëpinë time

22 Nëntor 2021, 20:00Politika TEMA
Berisha e shpalli “non grata” nga zyra e tij, Yuri Kim e

Ambasadorja e SHBA në Tiranë u rikthye në Tropojë këtë fundjavë, ku ka qenë edhe disa muaj më pare.

Yuri Kim e njofton ndalesën në qytetin verior përmes një postimi në Instagram, ku thotë se ndjehet si në shtëpinë e saj, duke pasur parasysh se edhe rrënjët e saj në Korenë e Jugut i ka nga një zonë malore.

E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e Falenderimeve.

Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve.

Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empowers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our Ëorld @gloë_club_tropoje .

SHBA është krenare që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për  Shqipërinë dhe SHBA.

Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju”, shkruan ambasadorja.

Rastësia e do që postimi i ambasadores mbërrin nga vendlindja e Sali Berishës në një kohë që ky i fundit e shpalli “non grata” nga zyra e tij.

20 komente në “Berisha e shpalli “non grata” nga zyra e tij, Yuri Kim e “sfidon” nga Tropoja: Ndjehem si në shtëpinë time”

  1. dardan says:

    Tropoja gjithmone ka pasur njerez te mire por eshte shum e pa kuptushme qe perkrahin nje vrases si Sali Berisha….
    Enveri lindi ne Gjirokaster por gjirokastritet i shkulen bustin dhe u distancuan nga vrasesi…
    Ky eshte dallimi JUG….. VERI….

    1. Goni says:

      Mos ja fut pordhes. Nuk ka lidhje Enveri me Saliun. Une vete jam gjirokastrit por keto dallime jug veri ma shpifin. Jemi te gjithe shqiptare. Nuk ka dallime,

  2. Gri says:

    Ca behet keshtu Sale Mustaqekuqi! AJO eshte shfaq ne Tropoje! Me siguri e kane mbeshtet grate e Haklajve! ( se burrat e Haklajve e dine vete si ja ke ba!)
    Kujdes Sale se mos te shkon non graten e peshe ne familje! Ruaje Xhamarbrin!
    Se kjo si thone USA nuk rri pa boe gol. Hi Kimeten , DP Jamin.

  3. Tirona says:

    Normal qe eshte bere per tu tall se funderrina nuk shkon dot as ne amerike e as ne tropoje se dhe llazoren e veriut e mbajti ne kukes.

  4. Oj Amerikë, nuk jam unë as Kadafi as Sadami as Bin Ladeni, unë jam Sali Viçikadili ore. Absolutisht absolutisht. says:

    skandal, skandal, absolutisht absolutisht, po more po, ky asht skandal. Qish more qish, ambasadorja Amerikane ka ba foto, dhe i ka shperndar në rrjetet sociale me sfond shtatoren e komunistit te regjur, Bajram Curri, dhe nuk ka bërë foto me shtatoren e heroit, idhullit dhe demokratit më të madh të lloçit të Kolgecaje, vendi ku depozohen plehrat e Kolgecaje, me Azem Spihun Hajdarucin. Turp, turp, turp i madh, nga ana e ambasadores, dhe kjo gjë na verteton dyshimin, që unë Sali shkerdhatë Berisha me shokun Kadri, e kishim që 50 vjet, që Amerika është shtet komunist, kurse Rusia, Serbija, Kina, Koreja e Veriut dhe Siria janë shtete demokrate. Kurse, vizita e ambasadores Amerikane në Kolgecaj ( nuk mund ta thërras qyteti B.Curri, në emrin e ketij komunisti ), pa mu lutur mua dhe pa marrë leje tek unë, ose tek ordonanca ime xhepisti Sali shkerdhatë Lusha, që a mund të shkojë apo jo në Kolgecaj, tregon ndehyrjen flagrante të shtetit komunist Amerikan, në punë e mija ( shtetit Shqiptar ) të brendshme. Me këtë veprim të ambasadores, kam vendosur që të anulloj të gjitha vizitat dhe të mos shkoj në Amerikë. Kam vendosur që duke u nisur që sot, mos ta pres në zyren time, dhe që sot mos të shkoj në asnjë rast në ambasadën Amerikane. Ambasadorja e Amerikës dhe shteti i sajë do të shofin sa i rëndë do jetë bojkoti im ndaj tyre. Kam vendosur ta kthej ambasodorin tim në SHBA, Elez UDB-ash Byberin, dhe keshtu do ti këpus të gjitha mardhenjet me SHBA-në. Gjithashtu, siç është zakoni në raste të tilla prishje, kthehen të gjitha dhuratat që nau kanë bërë. Pra, kam vendosur që t’jua kthej dhuraten e vogël që na kanë bërë, pavarsinë e Kosovës. Keshtu, Kosova vjen edhe një herë në statusin që ka qënë që 100 vjet, koloni e Serbisë, dhe keshtu është edhe më mirë, sepse rrijmë rahat me komshiun ton simpatik Serbinë e Milloshit, e bile bile krijojmë miqsi me shkaun. Turp, të keshë znj.Ambasadore Kim. Ti dhe Amerika, do shikoni kush jam unë. hë hë, znj.Ambasadore, unë jam Sali Shkerdhatë Berisha o idioter, a nuk e degjoni popullin që më reklamon dhe parrullon -Liri demokraci, dumbabanë dhe Serbi-, dhe vetem unë, jam ai që mund t’ja realizoj këtë ëndërr dhe këtë deshirë popullit tim….!!

  5. Fakovsky says:

    O te dashur gazetare, Eshte 180 grade dhe Jo 360 Kur ndryshon mendim

  6. sigurimi i ka ra n'erë, nji hafije e kap meiherë. says:

    O Deli Metalia, po ku je bre hafie. A po e shikon që ambasadorja nuk po të qin në rrush, dhe nuk po ti hedh sytë hiç, sepse është vënë në dijeni, që ke qënë spihun i regjur i sigurimit. Aha, keshtu e ka kjo jetë bre Deli hafija, që rregulli i jetës tënde, ka qënë -duje shoku shokun, futi kollodokun-. E sado që të hidhesh dhe perdridhesh si kone cirku perpara defit, nuk të pin aspak ujë me archiven e Salës dhe të degës së brendshme.

  7. hahahahahahahahahaha, o Sali plehi, boll u solle rrugave, tash asht koha me hi në kazan të plehrave. says:

    Nuk asht e vertetë, nuk asht aspak e vertetë, kjo është një fak-news i perhapur nga disa komunista, bij të eterve mizor, bij të sekretarve të org-bazë të PPSH-së, bij të spihunjve të sigurimit dhe të agjenturave të huaja. Sepse jam i sigurtë, absolutisht absolutisht, ju jap fjelen e nderi në mënyrë absolute, që kjo ambasadorja nuk ka shkue dhe nuk guxon të shkojë në B.Curri pa lejen time dhe pa shoqerimin tim peronal, ose pa shoqerimin e rraspiheve të mija si Sali shkerdhatë lusha dhe Goni Kuliç UDB-ashi. Ajo nuk guxon të tentojë ta kalojë çentralin e Fierzes pa qënë unë në dijeni. Sepse, nqse ambasadorja e Amerikës e merr këtë inisiativë, me shkue pa lejen time në B.Curri, atje do ta presin dashi im Azem Spihuni, që e kam prerë në qafë si kurban, dhe do ta kthejë mbrapsht ambasadoren, veç per arsyen, që nuk ka marrë vizë tek unë për të shkuar në vendin tim, ku kam serat e rritjes së brezit të ri të shkerdhatave. Pra jam i bindur, që ambasadorja e shtetit komunist Amerikan, nuk do i lejohet të shkelin Tropojen. Pra, ky është një lajm i rremë, një Fake-news.

  8. Tropoja lexendare says:

    Sali trimi o Sali tan Tropoja asht me ty.
    Poshte komunistat, enveristat dhe socialistat e Edvin Vuqiq Kristaqit.

  9. “Non Grata “, në shtëpinë e vet !

  10. edmond says:

    Sponsorizoni, sponsorizoni ne Tropoje, te na nxirrni ndonje Sali tjeter!

  11. Morenjohes says:

    Grua e admirueshme me energji te jashtezakonshme. Admirim dhe vetem admirin per znj Kim.

    1. Antikomunist says:

      Ç’a thu!!! Seriozisht e ke? Te meshiroj

  12. Blerti says:

    Pune femijesh….si Berisha ashtu dhe Kim.

  13. alphade says:

    Ky PLAK i DHJERE ! Don Kishoti i shek.21 …..! O zot ke
    kemi patur president e K/minister ……. ! Nuk ka faj kete
    K/ minister e president meritonte …..!

  14. Isa says:

    Respekte per zonjen Kim

  15. Duket sheshit “bashkëpunimi” i kryeministrit me ambasadoren kunder Doktorit ,një i thotë : E kalon dot oqeanin ?!! Tjetra i thotë : Vjen dot në Tropojë ?!!!

  16. Niku says:

    Ae di Bideni qe ka nje ambasadore qesharake apo ja kane lene Sorrosit ne patronazh Shqiperine.Coi moj bibe provat qe ke per Salehun ne prokurori dhe fute brenda se na cave trapin,mos na bej si aktore hollivudi cdo dite ne tv.

  17. adi says:

    Naivitet politik, Deri tani kam dëgjuar veç të shahen tropjanët. Tani po na dalin heronj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje