Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ashpërsuar akuzat ndaj Sali Berishës.
Në dy intervista të njëpasnjëshme televizive, Basha ka bërë akuza të forta kundër Berishës, duke thënë se ai po ia kalon edhe kryeministrit Edi Rama duke përdour një gjuhë më të ulët se ai.
Kur vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator, Basha asokohe deklaroi se “rrugëtimi i Sali Berishës në politikë, nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik”.
Mirëpo qëndrimi i tij ndaj Berishës duket se ka ndryshuar “360 gradë” ndaj paraardhësit e tij, duke kulmuar sot me disa akuza të forta të renditura më poshtë.
1-Berisha ka treguar anët më të errëta
Sipas kryedemokratit, Berisha në dy muaj që nga 9 shtatori “e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta.”
Basha tha se këto dy muaj kohë Sali Berisha nuk e mbajti premtimin që bëri në verë që mos të përfshinte Partinë Demokratike dhe as grupin parlamentar pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.
2-Berisha po ia kalon edhe Ramës
Duke komentuar deklaratat e fundit të Berishës, Basha shprehet se ish-lideri demokrat po ia kalon edhe kryeministrit Edi Rama me sulmet e ulëta ndaj grave demokrate.
“Siç kemi parë gjatë ditëve dhe javëve më të fundit, me kulturën e linçimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai.
Me një gjuhë të poshtër, denigruese e cila i ngjan, madje mund të them në disa aspekte ia kalon edhe sulmeve që Edi Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Prandaj, gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori.”- tha Basha.
3-Berishës i ka mbaruar koha
I pyetur nëse Berisha është një politikan i korruptuar, Basha zgjedh të përgjigjet kështu: “Sali Berisha ka demonstruar dy muajt e fundit se është një njeri dhe një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe. Është jashtë kohe me mënyrën se si është sjell.”
4-Regjimi i ka vënë Berishës në shërbim njerëz të krimit
Sipas kryedemokratit, Berisha sot është kthyer në një “tub oksigjeni” për atë që e quan “regjimi” për qeverinë Rama.
“Përballja është jo thjesht midis të shkuarës dhe të nesërmes, ku qëndron investimi i tyre 10, 15,.. ndonjëherë 30 vjeçar, por është po kështu përballja me një regjim ku nga njëra anë, kemi një Parti Demokratike me forume legjitime, të zgjedhura, të votëbesuara, të angazhuara në betejë frontale me regjimin dhe një individ i cili me veprimet e tij po dëmton interesat e demokratëve dhe është kthyer, po ju them dhe një herë në tub oksigjeni për regjimin dhe regjimi ia njeh këtë meritë. I ka vënë në shërbim të njëjtët njerëz që ua turri demokratëve me 25 prill, njerëz të krimit të organizuar.”- janë fjalët e kreut të PD-së.
5-Berisha po bie poshtë e më poshtë, më i ulët se Rama
Basha tha se Berisha “çdo ditë me sjelljen dhe me gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë.”
Ai shtoi: “E dëgjuat ditët e fundit se si drejtpërsëdrejti apo përmes sulmeve të orkestruara nga ai, po sulmon drejtueset zonja e Partisë Demokratike me një gjuhë të ulët dhe të poshtër, madje do të thoja edhe më të ulët se ajo që ka përdorur Edi Rama kundër drejtuesve gra të Partisë Demokratike.”
6-Berisha i konverguar me Ramën
Për të disatën herë Basha e lidh Berishën me rivalin politik, kryeministrin Edi Rama.
“Ajo që më trishton më shumë se gjithçka, është konvergimi i plotë që ka në sulmet që bën, në gjuhën që përdor dhe në demokratët që zgjedh për të sulmuar, në veçanti demokratët që përfaqësojnë vullnetin përmes zgjedhjes së tyre në organet legjitime dhe forumet legjitime të Partisë Demokratike. Konvergimi pra me Edi Ramën, me kundërshtarin kryesor të demokratëve.
Bashkimi tashmë edhe në një gjuhë, edhe në shënjestra i Sali Berishës me Edi Ramën është nga njëra anë diskreditimi më i madh që i bëhet Sali Berishës, që i bën vetes së tij dhe nga ana tjetër tregues i qartë se e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një betejë personale për të mbajtur peng Partinë Demokratike, për interesa personale të Sali Berishës. Nuk ka për të ndodhur!”-janë fjalët e tij.
Ore ndryshimi 360 grade te con ne te njejten pike nga u nise ,thuhet 180 grade,po e thote Basha ne rregull eshte.Ne e dime Cfare do te thote.
HAAA O LULUSHE TE KESH ORATORIN E FJALES DHE KULTUREN E RAMES TE DUHET 500 VJET DHE NUK TE GJYKOJE PASI JE PASARDHES I NJE RREFUGJATI KOSOVARE ME PRINDER PUNTORE LLACI DHE I RRESPEKTOJE PRINDERIT E TU
NESE DO VERTETE TE NDIHMOSHE DEMOKRACINE SHKO NE SPAK DHE TREGO TE GJITHA KRIMET E TUA TE BERRISHES DHE METES E VERTETE DO DENOHESH POR DO PASTROSHE NDERGJEGJEN TENDE
Je një derr që sdi ska flet .
Jo ndryshim 360°, o gazetar idiot, por ndryshim 180°. Sepse 360° dmth të kthehesh aty ku ishe. Kurse 180° dmth the shkosh në drejtim të kundërt me atë që kishe. Pra, Luli bëri ndryshim 180°, jo 360°.
A e more vesh, o gomar me kompjuter??
Moisi Golemi, gazetari nuk ka faj se ka kopjuar cfare ka thene Basha, te cilin e dime se merr vesh shume nga matematika ne pergjithesi. Nuk e denim se ishte edhe “ekspert” i trigonometrise.
Bjeri qenit o qen!
Nuk jam ne mbrojtje te Berishes…por si mund te jete kaq absurd nje gazetar….!Asnje nga keto nuk mund te kategorizohet si akuze por si opinion…Akuza presupozon nje elemnt te mundshem qe duhet te vertetohet…psh , te thuash se Berisha po ja kalon Rames ne….nuk eshte akuze por eshte nje opinion….
O Edi po ti ke te drejte po kujte ti thuash se keta munde te jene cdogje por jo gazetare kemi faje ne qe lexojme keta budallalliqe te ketyre puntoreve te internet qe mbahen per gazetare
Nuk po kuptoj ke do te rezoj Basha: Ramen apo Berishen. Se te dy pernjeher nuk munden.
Kush eshte strategjia e tije? Sipas llogaritjes sime i bie te bieri Basha. Arsyeja shume e thieshte BASHA KUR NUK KA TREGUAR SE FITON
Paske qen idiot o lulzim!
Dil dhe votohu perball berishes kur je i bindur qe i paska ikur koha!!
Rama nuk ka ndone gjuhe tip berisha e kompani pediste .me ata nuk,krahasohet askushe .Berisha eshte i krahasuar me Meten ndoshta, qe flet me qi…a ta qi…a. Rama perdore ironi dhe pak sarkazem por sharje me babe e nene sic perdor berua dhe metua nuk e kemi degjuar kurre.Ne fund te fundit ne luften politike sarkazma por dhe ironia jane arme te pranushme oratorike qe perdioren ne edhe ne boten e qytetruar..Kot i bien me qaf Rames per goje cthurur..Problemi eshte se kundershtari eshte i paafte te perdori kete ghuhe te kulturuar te Rames…
Une do te ftoja kedo te mos vere re cfare thone, si e thone por cfare bejne dhe si e bejne. Ne kete menyre do te jemi me afer te vertetes. Populli nuk mund te udhehiqet as me batuta dhe as me retorike. Duhet sinqeritet, shtrim i qarte per zgjidhje dhe largim nga vjedhjet dhe borxhet.
Qe Saliut i ka mbaruar koha kjo nuk eshte gje e re.Vitet ne politike dhe mosha biologjike e tregon kete.Sa per Bashen do te thosha qe edhe koha e tij ka mbaruar per politike.Ai ka deshtuar kudo qe ka drejtua,si minister tre dikastere,kryetar bashkie,e kryetar iPD-s ku nuk ka fituar asnje “beteje” Sa per ato qe thote per Z. Rama,mendoj se e ka gabim.Fjalori i tij ne pergjithesi nuk ka vulgaritetin e Berishes,Metes dhe te tijin.Ne publik Rama eshte mjaft i kujdesshem.Per jetegjatesin ne politike edhe atij po i vjen fundi.
Kush t’i shkruan këto fjalime o Lul , ç’ke me Ramën , ai ështe pa TUBO , j’a këpute kur e kafshove me dhëmbë që u zhduk tre javë , pa VESHË , ja kafshoi një aleat i joti , meru me atë që ke problemin brenda familjes tënde politike , nuk je nga ata që me një gur të vrasësh dy zogj , ti dhe 100 gurë te hedhesh nuk vret dot një !