FOTOT/ Jennifer Lopez si princeshë e Disney-t", mahnit me performancën në eventin e rendësishëm

22 Nëntor 2021, 16:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ Jennifer Lopez si princeshë e Disney-t", mahnit me

Jennifer Lopez bëri një paraqitje të guximshme dhe vodhi shfaqjen në American Music Awards 2021  në Los Angeles të dielën mbrëma (21 nëntor).

Ndërsa kishte shumë performanca të shkëlqyera nga artistë të vjetër dhe të rinj – duke përfshirë Olivia Rodrigo te New Kids on the Block, ishte J-Lo ajo që bëri të lëviznin të gjithë dhe mori gjithë vëmendjen.

Ajo filloi me një fustan elegant pas një orkestre duke kënduar këngën e saj të re “On My Way”, nga komedia e saj e ardhshme romantike “Marry Me”, ku gjithashtu luan Owen Wilson.

Papritur, 52-vjeçarja bëri një truk shumë mbresëlënës të ndryshimit të shpejtë të kostumit teksa kaloi në një fustan nusërie, shkruan DailyMail.

Megjithatë, në këtë paraqitje madhështore të saj i dashuri i këngëtares, Ben Affleck, nuk u duk askund, i cili mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Duke dhënë maksimumin në performanocën e saj me temën e dasmës, ajo përfundoi duke hedhur mbulesën e vendosur në kokë te publiku si një buqetë me lule.

Performanca me fustan të nusërisë vjen vetëm pak ditë pasi J-Lo tha në emisionin Today se ajo ende beson në martesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje