Trump si Putin, rrip i zi në artin marcial, por nuk shmang “gafën”

22 Nëntor 2021, 16:00Lifestyle TEMA
Trump si Putin, rrip i zi në artin marcial, por nuk shmang

Federata Botërore e Taekvondo ka tashmë një “mjeshtër” të ri. Arti marcial korean, i përhapur tashmë kudo në botë – që në gjuhën e vendit aziatik do të thotë “arti i të shkelmuarit” – ka nderuar Trump-in me rripin e zi të nivelit të nëntë, më i larti që mund t’i jepet një personi.

Më shumë se i merituar, duhet thënë se titulli është i “dhuruar”. Sepse rripi i ri i zi, padyshim honorifik, është ai i Donald Trump, që ketë sport nuk e ka praktikuar kurrë në jetë.

“Di që Trump është shumë i interesuar pas sporteve marciale”, deklaroi kreu i Federatës, Lee Dong-seop, që fluturoi direkt nga Seuli në Florida, për të takuar ish-presidentin amerikan në vilën e tij në Mar-a- Lago.

“Eshte kënaqësi të marr këtë certifikatë, taekvondo është diçka e mirë për të mbrojtur botën, në këto kohëra”, deklaroi politikani miliarder, veshur në kostumin tradicional korean, duke premtuar ndër të tjerat se do ta vishte atë në momentin e parë që do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë si president.

Por Trump nuk është politikani i vetëm që merr një nderim të tillë. Pikërisht, rripi i zi i nivelit të nëntë, përndryshe i njohur si dan-i i nëntë, i është dhuruar edhe presidentit rus, Vladimir Putin. Të paktën, në këtë rast, nderi duket më i merituar, pasi Putin, edhe pse nuk ka praktikuar taekvondo, zotëron rripin e zi në një tjetër art marcial, atë të xhudos.

Nga ana tjetër, Trump nuk harron të shkaktojë polemika edhe në raste të tilla. Në sfondin e zyrës së tij ku priti delegacioni koreano-jugor, e vetmja foto me një politikan ishte ajo me armikun e përbetuar të Seulit zyrtar, lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Yong Il. Ndoshta, po ta dinte, Federata e Taekvondo do të kishte përzgjedhur për Trump një ngjyrë më pak prestigjioze.

2 komente në “Trump si Putin, rrip i zi në artin marcial, por nuk shmang “gafën””

  1. vermonty says:

    me zor presim te kthehesh ne 2024 edhe ti tregosh vendin sorosit me kompani, ja ne 2022 midterm marrim kongresin edhe senatin edhe ti japòim nje mesim te mire ed rames bashke me plehrat liberaliste

  2. Sara says:

    hahaha sa trap ky “vermonty”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje