Gazetarja e BBC gjendet e pajetë në hotel në Kenia, i dyshuari bie nga kati i tetë

22 Nëntor 2021, 17:42Bota TEMA

Një gazetare e BBC është gjetur e pajetë në dhomën e hotelit, ku po qëndronte në Kenia.

Mediet e huaja raportojnë se Kate Mitchell, punonte për degën e bamirësisë të rrjetit televiziv shtetëror BBC, Media Action.

Autoritetet  kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. 

Deri më tani, nuk ka të dhëna që vdekja e Mitchell e cila u gjet e pajetë në një hotel në qytet të ketë lidhje me punën që bënte në organizatë.

Dhe ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes së saj mbeten të paqarta, policia u tha mediave lokale se rasti po hetohet si vrasje.

“Autori i dyshuar u hodh nga kati i tetë i hotelit nga dritarja e dhomës pasi pa se sigurimi i hotelit mund të ishte pas tij,” u tha gazetarëve komandanti i policisë rajonale të Nairobit, Augustine Nthumbi.

“Ne jemi të gjithë të tronditur dhe të tmerruar nga ky lajm i tmerrshëm”, tha në një deklaratë CEO e BBC Media Action, Caroline Nursey

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje