Bullgaria vazhdon të këmbëngulë për veton ndaj Maqedonisë e Veriut, e cila po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Presidenti bullgar Rumen Radev, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores deklaroi se qeveria e re nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj Shkupit.
“Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tanë prapa kufirit”, deklaroi ai, pas marrjes së mandatit të dytë presidencial.
Pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili shkruan në Facebook se kishte biseduar me Radev dhe se kishin rënë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vijonin me mirëkuptim bisedimet për të gjetur një zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
Bullgaria vijon të mbajë peng fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, duke penalizuar edhe Tiranën për shkak se integrimi i dy vendeve është parashikuar në bllok.
po ca bullgarie o budallenj, mbrapa esht hollanda gjermania franca danimarka, me pak llafe e gjithe europa, perdorin bullgarine si arsye, me pak llafe nuk na do njeri, pastaj ce do ket europe qe sbo dy lek, po ca ti bejm ed rames qe esht njeriu me i shitur ne bote.
C’a thua o RROT CARI, o analfabet funksional! Sa jeni shtu ju debilat mo …
ju a keput AMRIKA nanen gjypshve sume shpejt mos u merzit