Regjistrohen 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

21 Nëntor 2021, 15:23Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se gjatë 24 orëve janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus. Shifra bazohet në 1.524 mostra të testuara.

Ndërsa bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë.  Raste aktive aktualisht janë 326.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 170.000 raste të infektimit.

Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 42 pacientë.

“Prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensive”, thuhet në njoftim.

Sa i takon vaksinimit deri më 21 nëntor mbi 755.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1.600.000 doza të vaksinës.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje