Çifti shqiptar që i mbijetoi aksidentit tragjik në Bullgari tregon momentet e tmerrit: Thyem xhamin e autobusit, ja si shpëtuam

23 Nëntor 2021, 20:09Rajoni TEMA

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

Ai tregon se pasi ka shpërthyer zjarri në autobus, ka arritur të thyej xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët.

“Nuk e di kam qenë në gjumë, vetëm kur kam dëgjuar të bërtiturat e njerëzve. Kam thyer xhamin. Nuk e di si kam dalë jashtë.

Kam parë tym të zi dhe është dëgjuar një zhurmë sikur ka shpërthyer bomba. Kam dëgjuar të bërtiturat e fëmijëve”, tregon e reja.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 2 e natës. Jam çuar prej gjumit dhe të gjithë rastin e kam parë me sy. Dëgjova një krismë të madhe.

E kapa të fejuarën, ndërsa filloi të dilte tym. Kam marrë çekiçin dhe kam thyer xhamin, pas meje dolën edhe disa persona të tjerë”, është shprehur Lulzimi, raporton Alsat.

2 komente në “Çifti shqiptar që i mbijetoi aksidentit tragjik në Bullgari tregon momentet e tmerrit: Thyem xhamin e autobusit, ja si shpëtuam”

  1. Alb says:

    Ka nje gje ky aksidenti qe nuk shkon. Si ka mundesi se me sa pash dhe ne foto autobusi as nuk ishte permbysur,me ate lloj aksidenti te digjen brenda sikur kan pas ndonje bombe te montuar qe su ka len as koh te thyejn xhama dyer.

  2. Cudia says:

    Ne nje udhetim turistik ne Brisband te Australise me ka pelqyer fakti qe shoferi i autobuzitmori kohen dhe na shpjegoi se si hapen dritaret e emergences ne rast se do ishte e nevojshme per te bere dicka te tille. Te piqesh brenda pse nuk di te hapesh dritaret eshte nje nga gafat e rregullave te transportit qe nuk eshte stndard per autobuzat e linjave. fatkeqesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje