Dua Lipa ka njoftuar lançimin e ardhshëm të Service95, një buletin javor, faqe interneti dhe podcast që do të ftojë fansat në botën e saj.
“Me punën time, unë jam gjithmonë si, ‘OK, çfarë është më pas?”, tha Dua Lipa në kopertinën e saj të “Vogue” në fillim të këtij viti. Në këtë rast, ajo që vjen më pas është Service95, një zgjerim i madh i markës Dua.
“Kam ëndërruar për këtë për kaq shumë kohë. Është një hob im i madh, gjithmonë kam bërë lista me detyrim për gjithçka: vendet e mia të preferuara për të ngrënë, vendet e mia të preferuara për të qëndruar. Sinqerisht, nëse do t’ju tregoja aplikacionin notes në telefonin tim tan”, thotë këngëtarja në “Vogue” për platformën e saj të re.
Në fakt, kjo është pikërisht ajo që Dua po bën me Service95, një buletin javor me rekomandime të kuruara personalisht nga vetë ylli i muzikës pop – nga hoteli i saj i preferuar në Paris, tek lista e këngëve që ajo bën për t’u dëgjuar gjatë fluturimit për në shtëpi.
“Të gjithë miqtë dhe familja ime, kudo që udhëtojnë në botë edhe nëse janë atje vetëm për një natë –më dërgojnë mesazhe për të pyetur se çfarë duhet të bëjnë. Unë jam personi i tyre i parë që kërkojnë për rekomandime”, ka thënë këngëtarja.
Service95 do t’u lejojë atyre që janë jashtë rrethit të brendshëm të Duas të kenë të njëjtat njohuri të brendshme që ajo ka marrë si një nga yjet më të mëdhenj dhe që ka udhëtuat më së shumti në botë.
Projekti duket si një evolucion i natyrshëm i llogarisë së Duas në Instagram, ku rreth 75 milionë ndjekës përcjell çdo lëvizje të artistes.
Hello Beautiful. Hope this is going to turn out in ”GOLD”. The best of luck to YOU .Tungjatjeta bukuroshe . Le te shpresojme se kjo ide do te kthehet ne Flori. Nje fat sa me te mire per Ju .Kush Punon Fiton