FOTOT/ Pret gishtat hundën dhe buzët, qëllimi të duket si alien

23 Nëntor 2021, 12:07Lifestyle TEMA
FOTOT/ Pret gishtat hundën dhe buzët, qëllimi të duket si

Ai e quan veten “Alieni i Zi” dhe nuk ngjan më me asgjë njerëzore. Anthony Loffredo ka mbuluar plotësisht trupin dhe kokën me tatuazhe, ka piercing të panumërta, por për shkak se nuk ka mbetur i kënaqur, ka bërë disa operacione, si heqjen e hundës dhe buzëve.

Por sërish nuk ishte i kënaqur me rezultatin. Kështu ai vendosi të bënte një operacion tjetër. Udhëtoi për në Meksikë për të hequr dy gishta nga dora e majtë. Ai ka postuar një video në Instagram, me pamjen e tij të re që duket se i pëlqen, pasi nuk i ngjan më asgjëje njerëzore.

Përveçse ka hequr gishtat dhe hundën, ai ka prerë veshët, ka bërë tatuazh të zi në sy dhe ka prerë gjuhën në dysh. Duke shpjeguar këtë çmenduri të shndërrimit në një alien të zi, ai ka thënë:“ Që në moshë shumë të re isha i apasionuar pas mutacioneve dhe transformimeve të trupit të njeriut.

E pashë një moment kur punoja si roje sigurie. Kuptova se nuk po e jetoja jetën time ashtu siç doja. Në moshën 24-vjeçare ndalova gjithçka dhe u nisa për në Australi. Më pëlqen roli i një personazhi të frikshëm.”, ka rrëfyer ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje