Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg

22 Nëntor 2021, 16:45Lifestyle TEMA
Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg

Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk, po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”.

Pamuk, e botoi librin në Turqi në Mars. Ankesa e parë kundër librit – e vendosur në një ishull imagjinar osman gjatë një shpërthimi të murtajës në fillim të viteve 1900 – erdhi në Prill, kur një avokat akuzoi Pamuk për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë” duke fyer Mustafa Kemal Ataturkun dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë në vepër.

Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave, por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin dhe hetimi tani është rihapur. Pamuk i cili ka mohuar akuzat është shprehur se “Në Netët e Murtajës, për të cilat punoi  për pesë vjet, nuk ka asnjë mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Përkundrazi, romani është shkruar me respekt dhe admirim për këta liderë liridashës dhe heroikë”.

Nëse shpallet fajtor, Pamuk do të përballet me tre vjet burg.

2 komente në “Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg”

  1. kritiku says:

    orhan pamuk nje nga mrekullite e rralla te artit turk. Duan ta burgosin…duket qe mentaliteti i tyre prej mongolesh te eger ska ndryshuar shume…

  2. Sara says:

    Turqia ka rreshkitur me kohe nga trashegimia e Ataturkut, nje vend aziatik ne dere te Europes, sa me larg pre tyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje