Një mace në Turqi, e cila ka lindur me katër veshë, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Canis Dosemeci, pronarja e maces me emrin Midas, tha për Anadolu Agency (AA) se atë e kishin vënë re miqtë e saj në oborrin e shtëpisë së saj.
Midas ka lindur me dy palë veshësh dhe një nofull të dëmtuar për shkak të një mutacioni gjenetik, por kjo nuk e ka penguar macen katërmuajshe të bëhet sensacion i internetit me mbi 90 mijë ndjekës në rrjetet sociale.
Midas, emri i të cilit vjen nga mbreti mitologjik i Frigjisë, i cili kishte shalë me veshë gomari, por mund të kthente në ar gjithçka që prekte, arriti famë në internet me postimet në rrjetet sociale për jetën e saj të përditshme me Suzin dhe Zeynon.
Dosemeci ka hapur për macen edhe profil në rrjetet sociale për të mundësuar që kjo mace e veçantë të shihet nga njerëzit e tjerë, duke shtuar se profili ndiqet nga shumë persona nga jashtë.
Në këtë profil, ajo u bën thirrje njerëzve të strehojnë kafshë në vend që t’i blejnë ato. Bashkëshorti i saj, Cengiz Dosemeci, tha se macja shkon shumë mirë me qenin e tyre Suzy.