Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied, Rama: Lamtumirë shoqe e vogël

23 Nëntor 2021, 10:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të trishta të ndarjes nga jeta të artistes së njohur shqiptare Hueyda El Saied.

Ndërsa ka postuar një foto të artistes së ndjerë në “Facebook”, Rama shkruan: “Lamtumirë shoqe e vogël”.

El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.  Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje