Gazmend Kapllani: Nëse shqiptarët do të ishin më të lirë, më të ngopur, nuk do t’i votonin kurrë këto palaço politikanë

22 Nëntor 2021, 21:30Politika TEMA

Gazmend Kapllani shkrimtari i njohur dhe një zë i angazhuar, mendon se politika në Shqipëri nuk e do diasporën. Kapllani, ish-anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, shprehet se përjashtimi i diasporës dhe mungesa e institucioneve për shqiptarët jashtë vendit, janë një problem i madh që ka Shqipëria sot.

Gazmend Kapllani: Ne kemi një shtet që është armiqësor ndaj diasporës sonë.

Rudina Xhunga: Nuk më duket.

Gazmend Kapllani: Unë e kam jetuar nga afër.

Rudina Xhunga: Pse?

Gazmend Kapllani: Unë kam qenë anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës. Në propozimin që mora më thanë se shkruaja shumë, kisha ndikim, por nga ana tjetër nuk bën diçka praktike. Ishte një ide e mrekullueshme, një ide shumë e mirë. Kishte për qëllim të lidhte diasporën me Shqipërinë.

Hapi i parë ishte e drejta e votës për diasporën. Edhe qeveria edhe opozita, na mashtruan. Ata nuk e duan diasporën. Sepse diaspora është e lirë, mendje hapur, është e pavarur nga ana ekonomike. Unë u largova nga Këshilli i Diasporës sepse ishte një tallje premtimi i votës së tyre.

Pesha e diasporës, duhet të marrë një përmasë politike, të tjerat mbeten fjalë. Vota është e rëndësishme. Mua më intereson të lidhet diaspora me shtetin amë. Sepse besoj që bashkëpunimi i të dyjave do t’i bëjë mirë Shqipërisë, popullit tonë, kulturës sonë. Nuk them që diaspora do ta bëjë Shqipërinë një vend tjetër.

Problemi është lidhja mes Shqipërisë dhe diasporës. Njerëzit që janë këtu duhet të kenë një model që njerëzit që ikin, janë të interesuar për vendin e tyre. Por vota e diasporës mund të lejohet vetëm nëse do të ketë presion nga BE apo Amerika. Politikanët tanë duan të mbajnë status-quo, dhe diaspora e prish këtë status-quo, sepse ajo i mban në pushtet.

Nëse shqiptarët do të ishin më të lirë, më të ngopur nuk do t’i votonin kurrë këto palaço që janë sot në politikë. Nuk do të shkonin në Foltore, apo të vriteshin për parti politike. Klasa politike në Shqipëri ka 30 vjet që mban peng votën e diasporës dhe do të ishte më e ndershme sikur ta thoshin hapur, nuk e duam diasporën.

Klasa politike në Shqipëri nuk e do diasporën. Politikanët tanë të sotëm, e kanë prejardhjen nga njeriu Enverist. Le të dalin sa të duan jashtë shtetit, bota e tyre shpirtërore shkon nga Instituti i Arteve deri te Blloku. Përjashtimi i diasporës, është një problem i madh që kemi tani si komb. Ne tani nuk kemi as edhe një Ministri për diasporën, të paktën të kemi një drejtori. Duhet të ekzistojnë struktura për diasporën.

Rudina Xhunga: Unë e pëlqej faktin që thoni ju “duhet të jetë”. Po sikur t’ju thoshim do të krijohet një drejtori, do ta merrnit ju përsipër ta drejtonit, do ta linit jetën tuaj në Amerikë?

Gazmend Kapllani: Unë jam shkrimtar, nuk di nëse jam i duhuri për të marrë përsipër një detyrë të tillë. Por në mos unë, do të jetë dikush tjetër që do ta bëjë. Unë mund të kem ide, por menaxhimi është diçka tjetër.

14 komente në “Gazmend Kapllani: Nëse shqiptarët do të ishin më të lirë, më të ngopur, nuk do t’i votonin kurrë këto palaço politikanë”

  1. V says:

    Nqs halla do kishte ato bole, nuk do kishim keta politikane. Politikanet pasqyrojne popullin, nuk kane ardhur nga qielli. Kushdo qe do ishte aty, njesoj do te vepronte.

    1. Emigranti says:

      Po pse o VV, mos valle emigrantet nuk jane pjese e ketij populli ? Bile te siguroj qe jane mjaft pozitive , mendje hapur dhe me integritetin qe e kane fituar me shpatullat dhe sakrificat e tyre , sepse nuk kane pritur prej askujt . Jane nje faktor jetik per vendin.

      1. Realisti says:

        Per cilet emigrant po flet o shoku…? Per ata qe iken si hajdute dhe vazhdojne qajne per vjedhjet qe bene ne kohen e berishes apo ata qe iken se nuk pane me shprese? Ja qe prape shkojme te populli yne qe eshte nje corbe qe nuk ke nga ta kapesh. Ky popull merriton kapelen sipas kokes se tije. Ky Kapllani qe flet nga maja mullarit te tije harron edhe faktin qe eshte po ky poppull qe e mbajti Enverin per 45 vjete dhe biles u rreshtua si lopet ta vajtonte kur i ngrati nderroi jete. Kaq jemi dhe kaq dime te bejme. I vetmi qe po na nxjerr nga balta ku jemi eshte Rama!! Duam apo nuk duam. Askusht tjeter nuk do i fshinte qebaptoret dhe bente shqiptaret te paguante dritat. Per mos te thene me teper. Boll mbnajtet leksione per rregulla dhe demokraci se i pame te gjithe .

      2. VvV says:

        Kush po fliste per emigrantet ne vecanti ? Te gjithe.

    2. Hajro Lula says:

      Iniciali ” V “, me ate qe ke shkruar , politikanet pasqyrojne popullin i ke thene te gjitha ….ske pse zgjatesh , koment i perkryer , ska nevoje te stergjatesh sot , ashtu si dhe femija perfaqeson prinderit , edhe politikanet perfaqesojne kete nivel qe kemi ….. shqipo jemi , Saliu, Meta , nano ,Rama ,Luli , na takojne .
      Vetem nje rast po mar , e kush mund ta hante sapunin per djath ne 91 – shin kur Saliu , vrau ne mes te Shkodres 4 persona dhe faturen ja drejtoi PS …..kete kallap sapuni vetem shqipot mund ta hanin ……botkuptimi i ceket , menyra e dobet e llogjikimit se : te regullohem une dhe ne sketere te tjeret …., akoma dhe sot ka kamikaze te ricikluar , simpatizante te nje perdorimi , qe shkojne akoma pas Saliut …..eshte e mundur ???? Sic duket eshte e mundur …me ato qe beri ne 97-ten dhe e sollen ne pushtet prap ne 2005-sen ……ja keta jemi …..
      Nuk na e ka fajin asnje Rute , asnje Macron e Merkel ,jemi te keqinjte e vetes tone …..sa me shpejt ta kuptojme aq me mire per ne …ako.a ka mbeshtetes te Saljut dhe sot ne 2021 -shin , qe sdo shume mend te mendosh qe po luan letren e fundit te destabilizimit , letren e Putinit ne Ballkan ……zgjohuni shqipo hapni syte ….po te tallin ashiqare …

  2. Shaqo says:

    …e pra, ti i dhiaspores nuk merr persiper te drejtosh nje drejtori, doni me teper. Epo me teper nuk mund te marresh o zoti Kapllani duke punuar e drejtuar me korespondence. Leri perrallat e shkrimtarit dhe mendjen e prapambetur 30 vjet prapa. Akoma me artet e me bllokun.
    Ti, me duket se kur vjen ne Shqiperi, jeton ne nje nga shume blloqet super moderne te krijuara nga ju ne bashkepunim me politikanet shqiptare.
    Keto blloqet e reja jane private, ndertuar duke vjedhur e vrare kete popull, ai i pari ishte i shtetit. Mos na shisni mend se cfare jeni e cfare beni, propozimin qe te ben gazetarja ti e refuzon. Kush e do kete vend vjen e ben jeten ketu, rrugen e keni te hapur, ashtu si erdhi nga Londra dikush apo nga Parisi dikush tjeter.
    Me shume paske deshire te japesh mend e te shash ne emisione tv se sa kontribut real.

  3. Albert says:

    Kritiken e adreson gabim. Interesohu dhe mesoje qe ishte opozita e larguar nga parlamenti qe bllokoi edhe mundesin e diaspores per te votuar. Te tjerat qe thoni per “enveristet”, duke percaktuar edhe itenerarin e levizjes nga Instituti ? i Arteve te Blloku, shtron pyetjet ne cilen nahije jeni rritur a formuar ju, kur ne Institutin ne fjale nisi levizja e pare properendimore para vitit 1990. Per te tjerat mjafton pyetja e fundit qe ju ka bere Rudina.

  4. Samiu says:

    PS kerkoi me ngulm votimin nga Diaspora, madje e paraqiti si kerkesen e vetme ne komisionin bipartizan, por opozita ishte kunder se kishte frike …

  5. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    E kemi pare edhe diasporen qe vjen ketu se nuk ja mban te punoje dhe vjen ketu per te vjedh e xhvatur duke llapur…
    Nuk po theme shume emra,por po filloj me lulin edhe kete koklaren e saliut.
    Sa per ate qe thua se shqiptaret duhet te ishin me te lire,mos e ke fjalen te lire qe te vrasin me shume,te vjedhin me shume ,te shajne e shpifin me shume e te meren me pislleqe.

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Nuk e ka fjalën për ripërtypës si puna jote, që çdo mendim ju buron nga plëndësi dhe jo nga shpirti. Pra, bëhet fjalë jo për bagëti që edhe sot pas 30 vjetësh ju çon goja lëng për atë kohë kur skllavëronin të tjerët gjoja në emër të së mirës. Zotëria e ka fjalën për ata shpirtra të lirë që ndjenjat e pastra dhe fisnike siç janë dashuria dhe respekti për të ngjashmin tënd në këtë botë, ju buron nga një edukatë dhe vetëdije e lartë, nga një shpirt i brumosur me bindjen se për njeriun fisnik është më e pranueshme të jetë ai vetë skllav sesa të skllavërojë të tjerët.

  6. Franci says:

    Gazmend Kapllani , pena me e forte , me e ndershme , me e zgjuar , me e bukur shqiptare …..nje gazetar i perkryer , i pa kompromentueshem …..shume i erdhen rotull ta fusnin ne vorbullen e tyre , asnje kuk ja hariti ….
    Ne shtein Helen kisha pronarin tim , njeri i pasur , gjithmone merte gazeten Ta Nea , me thosh gjithmone : e mar te lexoj vetem radhen , ose stilen e gazetari qiptar Kapllani , e pyes se nga rjedh kjo simpati ??? Mos ndoshta prejardhja juaj eshte arvanite ?? Jo jo skam asnje lidhje me arvanitasit dhe ne pergjithesi me Kombin Shqiptar , vec ky djal , ky gazetar , me pelqen pa mase ….mund te maresh gjithe gazetat , te tille nivel qe nuk lekundet as majtas dhe as djathtas nuk do lexosh ……mbas disa koheve mora vesh qe gazetari qe dhe mua me perfaqesonte , nuk shkruante me ne gazeten Ta Nea …..pyete dhe me thane se Gazmendi kish emigruar per ne Shtetet e Bashkuara …..kisha nderuar pune , nje dite e kakoj krejt rastesisht pronarin tim te dikurshem dhe i them qe : gazetari qe pelqeje nuk eshte me ketu , e dinte ….vec flalet qe me tha i kam akoma para sysh …..disa zogj duan te tjra qiej te fluturojne ……sqe per ketu Gazmendi …….
    Vec qe te nxirni nje mendim per te duhet ta lexoni , te kuptoni se kush eshte nese nuk e lexoni eshte e kote ….

  7. Bujar Kanapari says:

    Jam kunder votimit te dispores ne shtetet ku jetojne.
    Ai qe ka deshire le te votoje ne Shqiperi kur eshte prezent ose le te sakrifikoje te vije posacerisht per te votuar.
    Si do te votoje nje emigrant per nje kandidat per kryetar bashkie kur nuk e njeh ose si ka punuar ai kur rikandidon?
    Emigrantet nuk kane informacion, ai qe ka deshire, le te vije te votoje ne Shwiperi.

  8. t says:

    komentuesit e shkrimeve ne gazetat shqiptare jane kulmi i injorances se ketij vendi ose lepiresit me te felliqur te zuzareve te kombit tone..

  9. Nuk eshte kaq e thjeshte te besh sot ne kte Corbe Demokratie , nji Analize mbi Shqiperine dhe shqiptaret ,
    kur dijme qe e para shqiptaret nuk jane Te Lire sepse i sundon Bota e Huaj ,ne cdo hape te jetes dhe eshte ajo
    qe i jep edhe Drejtimin gjitheckaje qe ndodh ne kto 30 -vjet ne Shqiperi
    dhe eshte ajo qe dikton jeten Politike dhe Ekonomike te shqiptare dhe aspak Politikanet tane .
    Shqiptaret do mundet te votojne Politikanet e duhur ,kur te jene te lire te shprehin dhe jetojne Pamvaresi te Plote
    nga kthetrat e Te Forteve qe monitorojne gjithecka ne ate shoqeri e Shtet .
    Kaq e thjeshte eshte kjo .
    Ne ate vend ,inteligjences dhe Qytetarise ,Kultures dhe Artit Qytetare jo mbyllen Portat nga Bota qe na pallon si Shtet ,
    prandaj edhe ne ekranet e kudo ne Shqiperi nuk shef nji fytyre te mirefillete qytetari ,por gjithcka tjeter poshte
    qytetarise ,qe diktojne sot ate shoqeri te len ne meshire te degjenrimit e banalitetit fatal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje