Vrau kunatën në sy të vajzës së mitur, mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm për Erdet Çapokun

23 Nëntor 2021, 12:07Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Çapokun. Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.

Gjykata e Tiranës e dënoi me burgim të përjetshëm të akuzuarin si autor të ngjarjes, Erdet Çapokun. Ai u shpall fajtor për akuzën e “vrasjes për shkak të rrethanave familjare”.

Krimi ndodhi një vit më parë në Paskuqan, kur Enkeleda Çapoku u godit me sende të forta nga 34-vjeçari, Erdet Çapoku.

Enkeleda Çapoku jetonte me vajzën e mitur, teksa bashkëshorti i saj, vëllai i Erdet Çapokut, ishte në burg. Ajo kishte marrë një urdhërmbrojtjeje pasi prej disa kohësh kunati e gjurmonte, i bënte foto e video dhe e kërcënonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje