Basha demaskon Sali Berishën: Më ka thënë se para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët

25 Nëntor 2021, 22:00Politika TEMA

Lulzim Basha ka treguar sot se Sali Berisha i ka thënë që “para vetes së tij nuk e vendos Partinë Demokratike”.

Basha tha se pas shpalljes non-grata nga SHBA të Berishës, ai u mundua të tregohej racional, duke i thënë të fokusohen te problemi dhe “të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

Por sipas Bashës, Berisha i është përgjigjur prerë duke i thënë “para vetes nuk vë as

PD dhe as demokratët”.

Pjesë nga debati në emisionin “Open”:

Pyetje: Cilat janë faktet dhe provat që ke se ndryshe keni marrë një vendim politik.

Basha: Se çfarë di unë dhe që unë kam vendosur të mos pështy në 16 vjet që kam bashkëpunuar me Berishën, këtë rrini pa merak. Përgjegjësia ime është jo t’i fshihet vendimeve të veshtira.

Le të marrim tjetrën, largimi i një kryetari dhe ardhja e një kryetari tjetër, asgjë nuk do të ndryshonte, madje do të ishin rrethana më të rënda. Nuk do të arrinte që nga përjashtimi, të shkonte te pezullimi i tij deri sa të provonte në gjykatë. Më ka thënë në sy që para vetes nuk vë as PD as demokratët, dhe përgjigja ka qenë, ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mija. Ma ka thënë prej ditës së parë deri në ditën e fundit të diskutimit për këtë çështje.

Berisha njihet për emocionalitetin dhe energjinë që i futet një çështjeje dhe nuk e lë edhe kur ajo s’ka vlerë. Të paktën 5 apo 6 kriza, që përqasja ime ka dhënë rezultate. Kur u përballëm me non-grata i kam thënë le të mos futemi në konspiracion “ma bëri ky, ma bëri ai”, le të shikojmë cilat janë tre çështjet ku duhet të vendosim objektivat tona për t’i arritur. Dinjiteti, shpallja non grata e tij dhe familjes së tij, dhe i kam thënë të shohim çfarë mund të arrijmë. Nuk vendos askënd dhe asgjë para dinjitetit tim më ka thënë.

Pas këtij vendimi, po ju e trajtoni si sensacion mediatik. Për mua nuk është sensacion, për demokratët është një dramë.

 

 

2 komente në “Basha demaskon Sali Berishën: Më ka thënë se para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët”

  1. Millo says:

    Z. Basha!
    Eshte koha te flasesh. Fol, fol, trego te verteten se ajo te çliron.
    Mos u trego i ligeshtuar, se po te jete per Sali Berishen, ai te kishte zhdukur me kohe, mbas 10 shtatorit, 2021.
    Kercenoje edhe ti me ato qe ti di per Sali Berishen, nese kjo qe po beni nuk eshte loje.
    Meshira per te eshte vdekje per ty dhe familjen tende. Dy duar per nje koke jane.
    Ne ka njeri qe i di bemat dhe tmerret qe ai i ka bere shqiptarve dhe Shqiperise, ai njeri je ti.
    Kujtoja Gerdecin njehere dhe shiko se si do te veproje, kujtoji edhe 21 Janarin, megjithese ke qene edhe vete pjese, por thuaji se Urdherin per te vrare protestuesit e ka dhene ai, dhe jo ti.
    Kujtoi edhe fshirjen e serverit te Kryeministrise me 21 janar etj. Mos u trego bujar me te, se ai do te kishte vrare po t i jepej mundesia, siç ka vrare me ka zhdukur me dhjetra njerez, qe dihen boterisht.

  2. Astrit says:

    Berisha një narcist.
    (Narcisti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.)

    Në suksesin e personaliteteve, dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Faktori i parë përbëhet nga karakteristikat e personalitetit dhe faktorit të dytë përbëhet nga faktorët e ambientit që e rrethojnë.
    Narcizizmi i Sali Berishës është i një lloj personaliteti, që përfshin një dëshirë ekstreme për admirim, një ekzagjerim të ndjenjës së superioritetit personal, një dëshirë të papërmbajtur për pushtet, bindjen se e drejta është gjithmonë në anën e tij, si dhe e një mungese të theksuar empatie. (Fjala anglisht empati rrjedh nga fjala greke empatheia, që në varësi të kontekstit do të thotë: simpati, dhembshuri për tjerët etj.)
    Narcizizmi i Berishës krijon një profil mistik që e bën atë shumë të besueshëm, i jep atij tiparet e heroit, i jep atij imazhin e individit tërësisht të angazhuar ndaj ndjekësve, bile deri në atë shkallë sa vetë ndjekësit fillojnë ta adhurojnë dhe përkushtohen deri në verbëri. Falë këtyre cilësive Berisha narcisit fiton admirimin e djekësve dhe ndihet i plotësuar për aq kohë sa e gëzojnë atë, pasi Berisha narcisist gjithmonë kërkon të jetë i rrethuar nga admirues.
    Kemi dy tipe narcizizmi, narcizimin produktiv dhe atë jo produktiv. Anët produktive të personalitetit narcisist e ndihmojnë liderin të arrijë fitoren ashtu sikur anët e errëta e pengojnë atë t’i shkojë deri në fund misionit për të cilin ndjekësit kanë synim dhe nevojë duke e kthyer në jo produktiv.
    Berisha si një lider narcisist ka aftësi për të frymëzuar vartësit e tij. Kjo ka çuar në arsyetimin e ndjekësve të tij që në raste krizash, apo ndryshimesh të mëdha, vetëm lideri Berisha mund të jetë në gjendje të ngjallë optimizmin e ndjekësve dhe t’i çojë ata drejt ndryshimit e marjes së pushtetit.
    Berisha narcisist do të shohin vetëm fitore.
    Ai e ka gati të pamundur të pranojnë humbjen apo disfatën. Edhe kur humbja është tërësisht e dukshme ai fillon të gjejnë shkaktarin përtej vetvetes dhe t’i heqi vetes çdo përgjegjësi humbjeje. Ndërsa paradoksalisht ai gjithmonë tenton t’i theksojë si të vetat sukseset. Edhe nëse suksesi nuk arrihet ai duhet të imagjinohet i arrirë, dhe duhet spekuluar deri në atë pikë sa të shpiket edhe nëse nuk ekziston
    Unë bëj çfarë dua
    Kontrolli mbi pushtetin është synimi kryesor i Berishës narcisist. Abuzimi me të është një normë e këtyre lloj liderëve. E gjitha kjo vjen pasi Berisha narcisist kërkon të ketë një pushtet absolut. Këtë në përgjithësi e arrin duke emëruar individë që janë totalisht nën kontrollin e tij. Këtu fillon gradualisht abuzimi me pushtetin. Kjo dëshirë e pamatë për pushtetin dhe për të mos e humbur atë i bën Berishën narcisistë shumë të rrezikshëm, pasi ai është në gjendje të marri çdo vendim gati ekstrem vetëm e vetëm të mos humbasi kënaqësinë që i sjell pushteti. Berisha narcisist është në gjendje t’i mashtrojë, tradhtojë dhe braktisë ndjekësit e tij vetëm në synim të ruajtjes së pushtetit personal. Duke qenë se Berisha narcisist nuk ka empati apo nuk sheh askënd përtej vetes, ai ka aftësi të shfrytëzojë këdo pa pasur ndonjë vrarje ndërgjegje apo keqardhje, boll të arrijnë egon e tij personale e të egër për pushtet.
    Berisha narcisist ka një mungesë të theksuar empatie dhe mungesë ndjenjash ndaj nevojave të të tjerëve. Ai i shikon përgjithësisht ndjekësit krejt si objekte dhe kjo vjen nga fakti se narcizistët vuajnë nga mungesa e empatisë. Berisha narcisist e shikon veten si zoti dhe beson se është në të drejtën e tij t’i trajtojë ndjekësit sikur të jenë thjesht sende. Ndonëse ai hiqet sikur ka ndjeshmëri ndaj ndjekësve, në fakt ai pothuaj nuk ka asnjë lidhje emocionale me ta.
    Në politikë fanatizmi e shkataron të menduari e saktë. Ka shumë që mendojnë se Berisha (lideri) është dhuratë e qiellit. Këta mendojnë me ndjenja bazuar se si vepron e si flet, sesa të thellohen e ta njohin liderin thjesht kjo është fanatizëm. Dhe këtë fanatizëm të verbër e të parsyeshme e gjejmë sot të mëshiruar te ndjekësit e Berishës.
    Në fakt Berisha është produkti i shoqërisë që përfaqëson. Fakti që një shoqëri prodhon gjithmonë e gjithmonë një tipar lideri, rrëfen se shoqëria e ka këtë tipar të sajën . Lideri është rrjedhshmëri. Kjo do të thotë se një shoqëri narcisiste do prodhojë lider narcistë. Ky është dhe rreziku më i madh i shoqërisë sonë që drejtohet nga liderë me personalitet narcisiste; e ata shumë shpejt kthehen në autoritarë e po të mos ndalohen në kohë, kthehen në diktatorë të pamëshirshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje