Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi ka dalë sot në mbështetje të fermerëve të cilët ndodheshin përpara parlamentit.
Korreshi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria i ka gënjyer sot fermerët dhe nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Sot u premtua që do hanin me lugë floriri. Opingat. I njoh të gjithë ata fermerë. Kam frikë se do na mbijë bari se fermerët po i lënë serat e tyre. Sot treguat mjeshtëri sportive. I morët u dhatë kafe dhe u thatë se do hanë me lugë floriri po dale sa të kalojë ky buxhet. Vitin tjetër do hani produkte të Ballkanit të Shqyer sepse blegtoria shqiptare e ka mendjen te akademia.
Sa t’i stërvitin pak se nuk dinë si milet lopa. Ne themi që ky buxhet është i jashtëzakonshëm por asnjë fermer nuk merr asnjë lloj rimbursimi. Tani ka ndonjë sy e veshë të merret me këtë punë? Fermerët nuk do hanë me lugë floriri por ngelen me lugë në brez. Çfarë ju pengoi juve që gjithë këtë periudhë t’i dëgjonit. Vetëm për të marrë rrogën?
Ju duhet t’i dëgjoni dhe t’i implementoi kërkesat e tyre në buxhet. 90% e tregut është informal. Ata kërkojnë të kontrollohen. Nëse mandarinat këtu janë 110 lekë ata në Lushnje i shesin me 30 lekë. Nën kosto në mënyrë informale. Të paktën të vejë haka te i zoti. Nuk po dalin as barazim. Po ikin jashtë shtetit të marrin lekë për të shlyer borxhet. Po deshët ndonjë zile për deshët dhe delet se tjetër gjë nuk po bëni”, tha Korreshi.
O lule o debile nga e ke gjetur kete palloshe ky po zevendeson kujtim gjuzin
Shiko cfar niveli ka ky idjot…
Çfarë niveli ka, o Sokol Mali? Ai flet siç do fliste çdo fshatar. Po ti rri pas tastierës dhe e shikon prodhimin e domates nga mbjellja në ngrënie në you tube, për 5 minuta.
Ndërsa atyre fshatarëve ju duhet 5 muaj. Blejnë plastmasin, blejnë hekur, blejnë tubacione, blejnë fidane, blejnë plehun, blejnë pesticide e herbicide, blejnë arka, blejnë naftë, paguajnë punëtorët, pra blejnë 10 a 15 herë, dhe në fund shesin një herë.
Dhe po e shitën.
A e di ti o Sokol se fshati po i lë tokat djerrë?
A e di ti se në vitin 2005 kishte rreth 300 mijë kokë lopë? A e di sa ka sot? 80 mijë kokë lopë.
Ku po shkojmë?
Ta them unë. Do të hamë qumësht pluhur, qumësht i bërë me vaj palme.
Pse po zhduket bagëtia? Se fshatari del me humbje.
1/2 litra ujë 500 lekë, 1 litër qumësht 350 lekë.
A e din ti Sokol Mali se plehu kimik Urea, vjet kushtonte 38 mijë lekë kv, sot kushton 105 mijë lekë kv. Ku vemi? Ndërsa çmimet e tjera u rritën 10 deri 15%, imputet që blen fshatari janë rritur me 250 %, pra 2,5 deri 3 herë më shumë se vitin e kaluar.
Pra na thuaj ti ku vemi?
Nuk do mbillet më as grurë, as misër, as jonxhë, as domate, as tranguj. ( Trangull është shqip, sepse kastravec është fjalë sllave).
Dhe ku je Angli, Gjermani ku je….???
Dhe mos i thuaj Saimirit i paditur( injorant). Sepse ai e njeh gjendjen pa flet. E di se bujqësia po shkon poshtë e më poshtë. Dhe subvencionet i marin horrat në drejtoritë e bujqësive në rrethe, që i ndajnë me miqtë e tyre, që bëjnë sikur ndërtojnë sera, sikur ndërtojnë frigoriferët për prodhimet bujqësore, të cilët përfundojnë në magazina bananesh, ku maskohet trafiku i drogës nga Amerika Latine.
Ju te PD-es vetem erresire shihni ashtu si Saliu ju mesoi.
Emri nuk i pershatatet Deputetit me cilesine mendore.
Sala do thonte Saikeq ose ….me mire e thote Sala.