Green Coast pajis shkollën dhe kopshtet në Himarë

25 Nëntor 2021, 11:03Sociale TEMA
Green Coast pajis shkollën dhe kopshtet në Himarë

Nxënësit e shkollës “Gjik Bixhili” në Dhërmi këtë vit akademik mund t’i zhvillojnë temat e teknologjisë së informacionit në një laborator të ri informatike. Green Coast pajisi me infrastrukturën e duhur laboratorin e shkollës, në mënyrë që mësuesit të zhvillojnë më mirë lëndët e kurrikulës.

Drejtoresha e shkollës, Eva Petromilo, vlerësoi bashkëpunimin dhe theksoi vlerën që merr teknologjia në ditët e sotme. “Krahas temave të mësimit, laboratori u jep mundësi nxënësve dhe mësuesve tanë të praktikojnë edhe mësimin online, i kthyer tashmë në domosdoshmëri”, u shpreh ajo.

Kompania Green Coast plotësoi nevojat edhe të kopshteve në zonën e Himarës, me produktet didaktike dhe argëtuese sipas grup moshave për rreth 160 fëmijët që i frekuentojnë.

Latif Drenofci, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Green Coast, ishte i pranishëm në të dy institucionet dhe theksoi angazhimin e të gjithë Grupit BALFIN për të dhënë kontribut në komunitetin ku shtrin aktivitetin. Ai theksoi se “kontributi për arsimin është ndihmë për një shoqëri më të mirë. Green Coast, si pjesë e Grupit BALFIN, do të jetë përkrahëse e vazhdueshme e arsimit dhe kulturës në zonën e Himarës dhe komunitetin vendas e konsideron partner në veprimtarinë e vet të përditshme”.

3 komente në “Green Coast pajis shkollën dhe kopshtet në Himarë”

  1. andrea says:

    u morren tokat dhe i tallin

  2. e verteta dhemb says:

    eshte e vertete qe Green Coat eshte nje vjedhje dhe nje masaker qe Zamir Mane ka bere me tokat dhe territorin ne Palase, por po ashtu eshte e vertete qe pronaret meritojne te tallen. Toka eshte “lufta finale”, per 40 vjet ua morri Enveri, Manja po ua merr pergjithmone. Cfare presin?

  3. LG says:

    Këta prandaj e ndërtuan resortin atje,sepse duan të ndihmojnë komunitetin.
    Edhe tunelin nuk e deshën,por ja që po jua ndërtojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje