Nga Auron Tare
Disa vite më parë, isha ftuar në Nju Jork dhe Uashington DC, për të prezantuar në “Explorer Club” dhe “National Geographic”, projektin e kërkimeve nënujore në Shqipëri.
E meqenëse rruga më shpuri pranë këtyre qendrave të njohura botërore të eksplorimeve dhe kërkimeve historiko/gjeografike, u mundova të shikoja se çfarë mbanin arkivat e tyre për Shqipërinë e dikurshme.
Shumë pak. Megjithatë, ndër të tjera gjeta disa foto dhe shënime në arkivin e “National Geographic” për një shqiptar shumë pak të njohur te ne, por që në kohën e tij ishte pritur në Nju Jork si një personalitet i rëndësishëm europian. I kam ruajtur këto foto, duke shpresuar se një ditë do të mund të shkruaj më gjatë për Nuredin Bej Vlorën, vlonjatin e shquar, por pak të njohur, i cili në udhëtimin e tij në botën e re duhet të jetë i pari shqiptar, i pritur deri më sot me kuriozitetin dhe zhurmën mediatike më të madhe në Amerikë. Askush nga politikanët tanë nuk ka mundur të tejkalojë kuriozitetin mediatik të Nuredin Bej Vlorës, i cilësuar në atë vizitë si Princi i Shqipërisë. Titull ky shumë i çuditshëm për një personash, i cili nuk kishte asnjë status politik.
Ende pa zbritur nga kuverta e anijes, Nuredin Beu rrethohet nga të gjithë gazetarët dhe fotografët e mediave të Nju Jork, duke u përshëndetur dhe fotografuar prej tyre. Nuk kam gjetur ndonjë intervistë të tij nga ky moment dhe është e paqartë arsyeja se përse vlonjati ynë ka pasur këtë pritje kaq të çuditshme. Nuredin Beu sapo ishte martuar me një amerikane shumë të pasur një lloj Kardashian e kohëve tona dhe mundet që ky status të ketë tërhequr median amerikane. Fakti që në këtë pritje të ketë qenë edhe fotografi i “National Geographic” e bën me interesante këtë pikëpyetje.
Nuredin Beu jetoi në Amerikë diku rreth 5 vjet. Nuk dihet asgjë mbi jetën e tij amerikane, por nga arkivi i Zyrës së Zbulimit ushtarak amerikan, pararendësja e FBI (dokumente të papublikuara) më rezulton se ishte i survejuar si një njeri me influencë të theksuar austro-gjermane. I vendosur në një vilë të rrethuar nga pyjet, pronë e së shoqes bënte një jetë të tërhequr dhe të rrethuar nga njerëz të artit dhe kulturës ekskluzivisht ky një rreth i krijuar nga bashkëshortja amerikane.
Nga Amerika tenton të përfshihet në jetën politike shqiptare ku si pjesë e një organizate politike pa ndonjë veprimtari të njohur vjen në Europë për të përfaqësuar Shqipërinë në bisedimet e Paqes. Ndoshta, ky ka qenë momenti që e ka bërë që të rikthehej përsëri në Vlorë ku zgjidhet si kryetar i Bashkisë apo siç quhej atëherë kryekatundar. E drejtoi Vlorën, brenda mundësive të kohës disa vjet duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në hapjen e Shkollës Tregtare, por edhe në disa projekte publike.
Ndër kujtime të kohës, Nuredin Beu përmendet si një person me reputacion shumë të madh në Vlorë dhe si personi, i cili familja e njohur e Vlorajve kishte si primat të sajin. Fakti qe kishte luftuar e krye te vlonjateve kundër zbarkimit të bandave greke në Himarë në 1913-4, por edhe kundër bandave të Haxhi Qamilit i kishin dhënë atij një reputacion si njeri jo vetëm i fjalës. Me ardhjen në pushtet të Zogut duket se marrëdhëniet e tij me pushtetin ishin komplekse. Një aristokrat si Nuredin Beu mund ta ketë pasur të vështirë pranimin në krye të vendit të një oxhaku inferior si ai i Zogollit të Matit. Por Matiani në krye të një pushteti të fortë e hodhi në qeli menjëherë pas dështimit të Kryegritjes së Fierit ku duket se roli i Nuredin Beut duhet të ketë qenë i rëndësishëm aq sa Zogu ta dënonte me vdekje. Vetëm ndërhyrja e ishgruas së tij amerikane në Departamentin e Shtetit bëri që Zogu t’i falte jetën.
Nuredin Beu ishte një prej shtyllave të rëndësishme të Ballit Kombëtar me një mbështetje të rëndësishme në Vlorë. I skicuar si Kryeministër i vendit nga Gjermanet ai refuzoi këtë detyrë të vështirë duke mbetur në prapavije të ngjarjeve politike. Në dimrin e ‘45-s, së bashku me disa Vloraj të tjerë si Ekrem beu dhe Xhelaledin Pasha largohen nga Shqipëria. Pas një përfshirje disavjeçare në ngjarjet politike të emigracionit vendoset përfundimisht në Gjermani ku bashkëjeton me një mikeshën e tij gjermane. Ndahet nga jeta në Heidelberg.
Duhet thene dhe se Nuredin bej Vlora ishte djali i Ferid pashe Vlora, kryeministri i fundit Shqiptar i perandorise Osmane.
Shkrim “doni me per Belilin?” Jo vetem plot gabime, po pa as te dhenat themelore per nje artikull biografik. Nuk permend as nje date: as kur ishre shkrepur foto, ne ç vit shkoi Nuredin Beu ne Amerike? Kur u martua? Me ke i martua? Emri i zonjes? Mosha, vendlindja, datelindja, kur dhe sa vjeç vdiq? A la trashegimtare nga pas? Ja gjera te tilla. Po ky langaraqi e nis artikullin vetem per te mburr veten. Shpifarak deti ne palce
E cfare ka ketu? Perse duhet nderuar kaq shume?
Nese info qe jeper konfirmohet nga shkenca e historise, atehere mbetet qe ta nderoje Vlora per punen ne Bashki. Kaq.
Sepse po dalin e gjithe “bejleret” trima dhe patriote te medhenj. Sigurisht, ka nga ata qe kane gdhendur historine, por ka edhe nga ata qe minuan pavaresine etj. etj
Mirë e ke, vetëm shoku Enver ka qënë patriot, gjithë të tjerët armiq dhe tradhëtarë. Një patriot të vetëm ky vënd e ka boll, del dhe tepron. Hë më rruaç për mëndjen që paske, o Ari, flori e shkuar floririt….
Po ti o Ari, pse e ke hequr germen “K” qe te fiilon emri? Apo kujton se s’te dallojne robt po te kesh nje shkronje mangut?
Flm, z. Tafut! Mire eshte te japesh mendimin tend per ceshtjen qe po diskutojme, dhe jo te shajme njeri-tjetrin. Do te vleresoja sinqerisht nese keni argumente dhe kundershtoni idene time, duke me qartesuar edhe mua.
Pra, le te debatojme per idete, mendimet, jo per personin.
Mire, o zoti Tare, po nuk na e ke shkruar vitin se kur vajti e u prit keshtu ne Amerike.
Kjo histori nuk eshte dhe aq e panjohur o Tare. Nuredin Beu ishte nje mashtrues kalibri dhe gruaja e tij amerikane ishte nje pronare bordelloje. Ne fakt ajo kishte disa te tilla dhe ne nje hotel ne Itali ka njohur Nuren , i cili u hoq si nje nga me te pasurit e Shqiperise pra si nje Donald Trump i kohes se sotme. Mamaja e bordellos duke qene e famshme por qe qendronte gjithmone larg publikimit te saj doli ta priste “milionerin vlonjat” ne portin e Nju Yorkut dhe kjo terhoqi shtypin amerikan te kohes te cilet ne fakt dolen per te pare se kush ishte burri qe do priste putana amerikane. Ky ishte publiciteti. Mbasi qendroi disa vite ne Amerike dhe pa qene ai qe u hoq, putana e nxori jashte Nurediin beu dhe ai u kthye ne Shqiperi ku dhe vazhdon historia qe tregon Tare. Kaq.