Do të hamë insekte në vend të mishit? BE-ja jep lejen për konsumim

26 Nëntor 2021, 14:02Lifestyle TEMA

Supë bulkthi, karkaleca dhe brumbull, shishqebap karkalecash, kifle me çokollatë me miell bulkthi.  Brenda pak vitesh, mund të jetë një nga menutë që ofron edhe restoranti në vendin tuaj. Bashkimi Evropian, kohët e fundit, ka autorizuar tregtimin e karkalecave (Locusta migratoria) për përdorim ushqimor për njerëzit: karkaleci është insekti i dytë, pas brumbullit (Tenebrio molitor), që përfundon në tryezat e evropianëve.

ÇFARË THOTË LIGJI:

Karkalecat mund të vendosen në treg në formë mielli ose produkti të ngrirë apo të tharë dhe mund të konsumohet si produkt më vete ose si përbërës në preparate të tjera. BE-ja parashikon një procedurë të veçantë për autorizimin e tregtimit të insekteve për përdorim ushqimor. Licenca, pas analizave të veçanta dhe të thelluara, i jepet një prodhuesi specifik, i cili duhet të tregojë se i rrit insektet në kushte të përshtatshme sanitare, pa përdorim të antibiotikëve ose kimikateve të tjera.

Vëmendje e veçantë i kushtohet fazës së transformimit të produktit, i cili duhet të mbërrijë në tavolina i sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për industrinë ushqimore. Në rastin konkret, autorizimi iu dha Fair Insects BV, një kompani holandeze e specializuar në mbarështimin dhe përpunimin e insekteve për përdorim ushqimor për njerëzit dhe kafshët.

2 komente në “Do të hamë insekte në vend të mishit? BE-ja jep lejen për konsumim”

  1. Sara says:

    u kinezeruam te gjithe….

    1. sabrima_ehhhh says:

      Ahhhh jo! Kinezet hane edhe mish sa shqepen! Kane kuzhine te persosur dhe mjaft te larmishme. E kthyer ne sherbim te njeriut dhe baze e mjekimit tradicional kinez.

      Por psiko-homo-ekolo-sapiensat qe duan te ulin temperaturen e tokes e kane vene objektiv ngrenjen e insekteve.

      Lopet sjellin ngrohjen globale- keshtu qe do hani insekte, mish artificial llastiku dhe do hapni krahun per dozen e 30 te vaksines.

      Ah harrova, do levizni me bicikleta.

      P.S. Kthim ne kohen e xhaxhit, ku ne vend te insekteve servirej bar nga byroja politike. Jo se u henger ndonje here po parrulla ashtu ishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje