Vala e re e Covid po përhapet me ritme të shpejta

26 Nëntor 2021, 18:27Bota TEMA

Shifrat e pandemisë nëpër vazhdojnë të shënojnë çdo ditë rekorde të reja negative, teksa ashpërsimi i masave ende nuk po arrin të frenojë ritmet më të shpejta se kurrë më parë të përhapjes së infektimeve.

Kjo e premte shënoi një rekord të ri me mbi 76 mijë infektime të reja në Europë, një shifër e paarritur kurrë më parë në më tepër se një vit e gjysmë pandemi. Nivelin më të lartë që prej prillit shënuan edhe shifrat e të vdekurve me 375 raste.

Autoritetet në disa vende vendosën detyrimin e paraqitjes së certifikatës së gjelbër në të gjithë vendet e punës, po ashtu edhe në shërbimet e transportit publik.

Nuk lejohet hyrja pa dëshminë e vaksinës, shërimit nga infektimi apo tamponi negativ i 72-orëve të fundit.

Ekspertët thonë se kjo rritje e shifrave të pandemisë që rezulton të jetë më e shpejtë edhe se ato të mëparshmet, vjen pas një periudhe pa masa lehtësuese dhe vigjilence të ulët ndaj pandemisë.

Vaksinimi ka ndikuar në mbajtjen të ulët të vdekshmërisë krahasuar me valët e mëparshme, por nuk po frenon dot përhapjen e infektimeve të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje