Varianti i ri i Covid, OBSH: Ende herët për të vendosur kufizime në udhëtime

26 Nëntor 2021, 14:10Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të mos marrin vendime të nxituara në kufizimet e udhëtimit, për shkak të variantit B.1.1.529  (i ashtuquajturi “mutacioni i Botsvanës”), duke theksuar se nevojitet një qasje shkencore e bazuar në vlerësimin e rrezikut.

“Për momentin, nuk është e rekomandueshme vendosja e kufizimeve të udhëtimit,”, tha Christian Lindmeier, duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të nxjerrë udhëzime të mëtejshme për masat që mund të merren, shtoi zëdhënësi. Do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri të SARS-COV-2.

Studiuesit po punojnë për të kuptuar se sa ngjitës është varianti dhe nëse do të ketë efekt në trajtimet dhe vaksinat kundër Covid, tha një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje