Festa e Pavarësisë, Joe Biden uron Shqipërinë: Jemi krenarë ta quajmë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat

28 Nëntor 2021, 15:43Politika TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar Shqipërinë për festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në një letërn drejtuar Metës, Biden shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike.

Ndër të tjera, Biden shkruan se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë, ndërsa shton: “luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje”.

Letra e presidentit Biden:

“I dashur Zoti President,

Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!

Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.

Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.

Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.

Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat.

 

9 komente në “Festa e Pavarësisë, Joe Biden uron Shqipërinë: Jemi krenarë ta quajmë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat”

  1. Toni.D. says:

    Mire qe urimet 28-t Nentorit i kemi nga AMERIKA qe na quajne nje vend MIK…. pasi politila e brendshme lene shume per te desheruar… mjafton te shikoje Presidentin qe s’afrohej per te uruar festen me Kryeministerin dmth per ti dhene doren njeri-tjetrit…
    JO… nje distancim i turpshem ne Vlore.
    Gezua festen e 28-t Nentorit.

    1. Kalec Dega says:

      Urime nga presidenti BIII..DDD,….EEEEN, LOL
      =
      PO TA kene zgjuar nga gjumi, thua…lol

      =
      cekun e bardhe per nje ven mik, lol

  2. Po ky,Ilir Mu***it pse? says:

    Drejtuar Ilir Metes?!!!

  3. Vlonjari says:

    Ore, se na çate karin me kete Meten. Po gjikandin Edi e ka uruar ndonje apo vetem ai qe e qin ne bythe, Vuçici?. Liderin suprem duhet ta urojne ma ha mendja, por ai eshte modest dhe nuk tregon kush e ka uruar.

    1. vezhguesi says:

      Vlonjari-Ka rregulla protokolli bota dhe nuk i bejne urimet sipas qejfit te njerit apo tjetrit. Biden eshte kryetar i Shtetit Amerikan dhe po keshtu edhe Meta tek ne, prandaj sipas protokollit te marrdhenieve ndershteterore, Biden ka uruar Meten, packa se SHBA-ja ja ka bere me kohe gati dosjen, njesoj si Berishes. Aresyeja se perse nuk po e ben edhe ate Non-grata, eshte pikerisht fakti se Meta vazhdon te kete nje funksion politik ne Shqiperi. Mbaje mend, kur te iki nga karrikja e Presidentit, se cfare do ndodhe me Meten.
      Sa per ate se kush e qin ne bythe tjetrin, deri tani Rama ja ka fut Vicic-it sa krahu. Faktet jane fakte dhe nuk pranojne interpretime.

      1. taras bulba says:

        Nuk di regulla vlonjari. Se eshte ror kari…

  4. Rama vegel e Elites says:

    Let’s go Brandon!

  5. emigranti says:

    o kolec dega cekun e bardhe kerkoja saliut kur dogji dhe shkateroj cdo gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje