ÇUDIA/ Gruaja në pension fiton për herë të tretë lotarinë, ja shuma që mori

29 Nëntor 2021, 16:30Lifestyle TEMA

SHBA – Kur të troket fati, hapi derën! Kështu thotë një fjalë e urtë, por një grua në SHBA rezulton të jetë vërtetë me fat.

Ajo ka fituar për herë të tretë lotarinë, ne tre vjet. 61-vjeçarja bleu dy bileta dhe pasi gërvishti të dytën, ajo zbuloi se ishte fituese e 50 mijë dollarëve.

Në fakt kjo ishte hera e tretë që ajo fitonte 50 mijë dollarë, në po të njëjtin dyqan, shkruan CNN.

Në gusht të 2018, ajo fitoi duke luajtur 50,000 dollarë dhe pak muaj më vonë edhe 50 mijë të tjerë.

Gruaja në pension tha se ishte e tronditur që fitoi për herë të tretë. “Unë thjesht nuk e besova”, u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.

Gruaja fatlume po planifikon t’i përdorë paratë për disa përmirësime shumë të nevojshme në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje