Erëra me 130 km në orë, 4 viktima dhe 19 të plagosur në Turqi

29 Nëntor 2021, 20:00Bota TEMA
Erëra me 130 km në orë, 4 viktima dhe 19 të plagosur në

Katër persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në Stamboll, për shkak të motit të keq me erëra ekstreme në qytetin më të madh të Turqisë dhe rajonet përreth tij.

Sipas zyrës së guvernatorit, mes viktimave ishte edhe një shtetas i huaj, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta me shpejtësi deri në 130 km në orë do të vazhdojnë edhe të martën.

Erërat kanë rrëzuar pjesë të ndërtesave, duke përfshirë pllaka betoni nga çatitë dhe muret. Në pamjet e transmetuara shihen këmbësorë duke shpëtuar nga mbeturinat që fluturojnë nga era.

1 komente në “Erëra me 130 km në orë, 4 viktima dhe 19 të plagosur në Turqi”

  1. Sara says:

    Allah, allah, tob ekstrafullah,
    si i shpjegon ti keto o Ahmed hoxhe Kala?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje