Haradinaj kundër Berishës: Mos i bëni karshillëk SHBA. Edhe unë kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe heqjen e taksës, por kam ruajt raportet me SHBA

29 Nëntor 2021, 23:55Politika TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Quo Vadis” komentoi edhe përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për ta përjashtuar ish-liderin historik demokrat nga grupi parlamentar i PD.

Ju thatë që në atë kohë dola kundër dhe bëra shumë armiq, por në fakt edhe ish-kryeministri Berisha që është shpallur non-grata nga SHBA, thotë se i doli kundër kësaj ideje të George Soros dhe prandaj u shpalla non-grata. Si i keni parë këto deklarata të zotit Berisha që ka qenë një politikan që është shprehur në atë kohë për këtë gjë?

Është e vështirë të përcaktohet pse kanë ardhur këto dhe si kanë ndodhur zhvillimet në Shqipëri me z. Berisha, doktorin dhe kryetarin e PD-së dikur. E kemi kurrëgjë me mbajt qëndrim, por ne në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune. Shprehim mirënjohjen tonë, qëndrimet tona, ndonjëherë ndodh edhe të mos pajtohemi, por nuk bëjmë asnjeherë diplomacy publike, luftë qëndrimesh. Për shkak se SHBA-të kanë qenë vendimtare në ndërprerjen e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe për shkak të bombardimeve që i shkaktuan Serbisë, në mbrojtje të territorit të Kosovës.

Është një lloj mirënjohjeje?

Është një lloj marrëdhënieje që i ka kodet e veta. Ne nuk i thyejmë këto kode në marrëdhëniet me Amerikën dhe prandaj duhet të bëjmë kujdes.

Por, a mendoni se Berisha mund të jetë ndëshkuar për këtë gjë?

Nuk e kam të qartë, për momentin e kam të vështirë të flas. Unë kam kaluar sfida mjaft të mëdha, kundërshtime, por nuk kemi arritur në një shkallë moskuptimi me amerikanët. Shumica prej zyrtarëve amerikanë, se unë kisha vendosur taksën, mirëpo ne vazhdojmë marrëdheniet me Amerikën, komunikimin. Ishin amerikanët edhe në kohën e taksës që më përkrahën për ushtrinë, pra edhe kur unë i thoja jo për heqjen e taksës me Serbinë, prapë Amerika, ma shpërbleu qëndrueshmërinë me dakordimin për ushtrinë e Kosovës, që ishte një akt domethënës. Ata mbrojnë sigurinë, mbrojnë interesin kombëtar të Kosovës. Unë do të doja që të ndërpritet ndonjë debat, diskutim ose diplomaci publike armiqësore ose kundërshtuese se nuk është në dobi të askujt.

Ju mendoni se është çështje administrate? Ndikon adiministrata në SHBA?

E kam të vështirë të komentoj më shumë. I bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës sidomos kur synojmë për BE. Ne kemi ndikime të tjera më të mëdha si Rusia e të tjerë. Mendoj se kemi nevojë për aleatë si Amerika, për mirëkuptime, edhe nëse ndodh ndonjë tejkalim, ndonjë keqkuptim ka mënyra për t’i zgjidhur çështjet ashtu sic ci zgjidhin familjet tona ose të paktën me interes të ndërsjelltë. /VizionPlus/

6 komente në “Haradinaj kundër Berishës: Mos i bëni karshillëk SHBA. Edhe unë kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe heqjen e taksës, por kam ruajt raportet me SHBA”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    O Ramush vëllai, Berisha nuk është si ty, ai është komunist fanatik, armik i betuar i Amerikës qysh në vezë. Është demagogji qëndrimi i tij sikur do vetëm gjysmën e Amerikës, dmth, pjesën republikane. Ai që e do Amerikën e do sepse është demokrat në shpirt, Berisha ka për Amerikën një urrejtje ideologjike, një urrejtje të njëjtë si talebanët. Për aq sa i duhej që të bënte lekë, ai bëri gjithçka me një servilizëm dhe hipokrizi të pashoqe duke u hequr si dashamirës i madh i Amerikës, tani që i ka stivosur mirë dollarët e fituar nga abuzimi me pushtetin, i duhet Rusi për ti mbrojtur paratë. Berisha, si çdo komunist bënë sikur ka parime, kur i vetmi parim për të është interesi i tij i pafre. Politikisht Berisha është thjesht një rrugaç ordiner, por i veshur me kostum dhe gravatë.

  2. MacGr says:

    NEcilen tryeze eshte ulur Berisha dhe e ka kundershtuar coptimin e Kosoves.PASTAJ KUSH i kerkoi atij mendim.Saliu si gjithmone genjen,mashtron.

  3. Ceni says:

    Pse e ke te veshtire te shprehesh? Lexo deklaraten amerikane. Erisha shpallet “non grata” per korrupsion dhe qendrim kunder proceseve demokratike.

  4. Gjakovari says:

    Për ne shqiptarët primare duhet të jetë ruajtja e marrëdhënjeve me ShBA. Po u prishëm me ta as Zoti s’na ndihmon, dhe na pret fati i Afganistanezëve.

  5. albano says:

    Merreni me mend se kush eshte Berisha, kur dhe ky trapi e kritikon.

  6. Shqiptari says:

    Saliu na paska kundershtuar ndarjen e Kosoves bashke me kete trungun Ramush. Po Sala edhe kur Amerika beri Kosoven ishte kunder.Anti shqiptar ja cfare eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje