Alibeaj fushate me enveristet
Partia Demokratike do të përgatisë një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë.
Kjo nismë e PD, vjen pas ngjarjes së djeshme, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi Pavarësinë e foton e diktatorit Enver Hoxha, duke e dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë.
Këtë e ka komentuar sërish i ftuar në Ora News, me gazetaren Matilda Mcini nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër për aktin e deputetit.
Alibeaj tha se një veprim i tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në 20 vitet e fundit, ndërsa shton se ky është një problem pasi sipas tij shoqëria shqiptare ende nuk është distancuar nga diktatura.
Enkelejd Alibeaj: Gjesti i deputetit në fjalë tregon në vetvete se çfarë ai përfaqëson. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që në 20 vitet e fundit që një ligjvënës, një përfaqësues i parlamentit, të ketë dhe të gjejë guximin për t’I thurur lavde diktatorit. Kjo tregon një gjë më të madhe se sa vogëlsira në fjalë.
Tregon faktin se shoqëria shqiptare nuk e ka bërë asnjëherë siç duhet atë që është distancimi nga diktatura, distancimi nga një situatë e errët e shoqërisë shqiptare.
Ajo që është më dramatike për këtë shoqëri, është pikërisht se shoqëria nuk bëri një distancim nga diktatura, nuk pati pendesën, më saktë pjesa trashgimtare e diktaturës, së treti që është më e rëndë, është harresa për atë se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që plagët e diktaturës janë ende sot të gjalla.
Ai thotë se brezave të ri nuk po ju tregohet se çfarë ka përjetuar populli shqiptar gjatë 50 viteve dikaturë.
Enkelejd Alibeaj: Edhe brezat e rinj që nuk kanë asnjë lloj lidhje me diktaturën e para 30 viteve sot nuk u injektohet si detyrim moral të dinë saktësisht se çfarë ka hequr ky popull për 50 vite me radhë. Nëse do të zhytemi në këtë vorbull, të harresës, të mungesës së kujtesës të bërjes gjallë të një formimi të asaj se çfarë ka ndodhur rreziku është të rikthehet. Kjo është traumatike. E mira do të ishte që vet shoqëria shqiptare të kishte gjetur brenda vetes fuqi për ta bërë këtë spastrim psikologjik.
Ai ka treguar se çfarë do të përmbajë edhe paketa ligjore e dekomunistizimin, ku mes të tjerave do të jetë edhe ndëshkimi i krimeve të komunizmit dhe rehabilitimi i viktimave
Enkelejd Alibeaj: Do të jetë reagim ndaj asaj ç’ka diktatura enveriste i ka shkaktuar këtij vendi. Mungesën e tolerancës, mungesa e respektit ndaj njëri-tjetrit, rikrijimin dhe sjelljen e qartë atë se çfarë janë vlerat reale që një shoqëri duhet të ketë, ndëshkimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin e viktimave, hapjen e dosjeve. Këto janë vetëm disa nga drejtimet ku një paketë ligjore do mund të çonte drejt dekomunistizimit.
Keta “demokratet” jane bere si ai kleriku i larte qe predikonte: beni si them une dhe mos beni si beje une”
Demokraci malokesh.
Drejt ke te drejte… Por fillojeni distancimin nga komunisti ekstremist qe doli i pari juaj ne keto 30 vite qe po e ben PD lesh e li Sali berisha , pastaj shkoni te shoku Enver , o nipi I Isa Toskes…
…ashtu si ti qe je nje fashist i kamufluar, ka dhe shume qe kane respekt per kohen kur kane jetuar e punuar.
Sipas teje ata duhen zhdukur. Por ti e di mire se ata jane mijra here me shume se raca juaj fashiste. Ti kete e tregon hapur sa here qe del e flet; ndersa ata qe ti i quan komuniste shfaqen njehere ne vit qe te tregojne se jane ata qe u mposhten ju.
Ah, ty dhe bandës tënde antishqiptare ua verboftë sytë drita elektirke e Hidrocentraleve te Enver Hoxhës, që nuk mundët t’i shkatërronit se çdo gjë tjetër e vodhët e ropët, e shitët, e plaçkitët dhe tashmë llapni si qeni i tërbuar!
Ju jeni kriminelët e Shqipërisë dhe fjalët tuaja për demokraci janë fjalë boshe, demagogji, absolutisht jeni të pabesueshëm dhe urreheni nga populli. Ti je fytyra e kriminelit isa toska!
Hehe heeee..po kush do distancohet nga nomenklstura dhe qoftelargu enver ata qe I sherbyen me devotshmeri dhe u rriten nen perkujdesjen e saj?? pra I biri I k.rames dhe nipi I Spiro kolekes? ish sekretari s berisha? apo f nano qe deklaroi se ka baba shpirteror qoftelargun enver…pastaj kush ishte shoqeria shqiptare? ishin te gjithe keta sahanlepiresit e ish nomenclatures komuniste dhe nostalgjike te diktatorit enver sepse populli I thjeshte nuk kishte kohe per te humbur sepse ishte pa buke dhe moren rrugen e emigracionit I madh e I vogel,fshatare e punetore dhe natyrisht qe kontrolli I shtetit ngeli ne duart e perlyera me gjak te ish kastes se kalbur te dale nga shkolla e parties apo oborri I ish nomenclatures komuniste..po ke do te denonin keta? prinderit e tyre? xhaxhain? dajon?hallen?tezen apo gjyshin komunist??prandaj shqiperia vazhdon te mos ngreje koken sepse keta nuk ndahen dot nga e kaluara e tyre metatarsal dhe totalisht e deshtuar..nuk shikoni se me sa paturpesi media shqiptare dite per dite na servir lajme dhe permbledhje dedikuar qoftelargut enver dhe regjimit te tij..dhe gjithe keto ndodhin nen hunden tone ,harrojne keta sharlatane se ne e jetuam vete dhe e njohim sh mire kush ishte qoftelargu enver dhe regjimi I tij dhe nuk kemi nevoje per shkrime apo propagande..
ca si puna. jote persekutoi enveri se jeni kaq te neveritshem dhe te pa fytyr sa kur u degjoj them bertas uleras çohu o enver tregoju vendin ketyre jashteshqitje njerezore se na pin gjakun na bastarduan na shperfytyruan na ,vodhen keta demokrat pasardhesit e ballistave hajduter qylaxhinj tradhetar si keta te sotmit alibeja me kompani qe ne 30 vjet jan pasuruar aq shum sa do ti kishte zili edhe rrok feleri dhe me çfar me plitikevjedhje pa punuar asnje minut ,,,rrac e poshter e isa toskes qe u çante barkun grave shtatezena ,,e pra keta persekutoj enveri dhe historia tani po deformohet ,dhe po e shikojm qe njerzit me problematik sot jane te denuarit e atehershem ne kohen e qetesis barazis dashuris prandaj qepe dhe rrij mutit persiper ,,se po ta vem ne kandar kohen e atehershme me te sotmen sdo dalesh me ne tv
Se pari duhet bere defashistizimi o alibej, pastaj merru me komunizmin, se eshte me i vone. Debil, perse kujton se nuk dihet se kush je ti e soji yt.
PD nuk ka nevoje te te beje shohu mediatikisht per dekomunizimin e shoqerise shqiptare, te perktheje ligje e gjermanise per denazismin dhe eshte ne rregull me ndergjegjen e saj ne qofte se e ka.
Aëibeaj, një karikaturë në fizik ashtu dhe në emisione. Ky kujton se kur bërtet nëpër studio, mendon se ja hudhi atyre që e dëgjojnë. Ky hsrron se nga ç’famije vjen, ky soj në atë kohë kur djemuria luftonin fashizmin soji këtij i shërbente . Ky se ka për turp dhe kur e demaskojnë sepse me turijtë që ka , ta jep vetë hipokrizinë që ka përbrënda. Mendoni ti japësh pushtet këtij pushti. Ikni o plera dhe lërini njerëzve që su kanë borxhë këtyre fukarenjëve.