Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet për të zbuluar të vërtetën rreth vdekjes së 80 vjeçarit Salvatore Di Gangi, 80 vjeç, i konsideruar si një nga besnikët e kryemafiozit Totò Riina-s.
Trupi i tij u gjet mes dy binarëve të tunelit hekurudhor midis stacioneve Genova Principe dhe Genova Brignole. Nuk përjashtohet fakti që burri ka qenë duke ecur brenda tunelit në gjendje konfuze dhe është goditur nga një tren.
Aktualisht hetimet për vdekjen e Di Gangit, janë duke u zhvilluar nga prokuroria e Genovas. Për policia përjashton se mund të ketë qenë një vrasje dhe është e prirur drejt një aksidenti.
Burri, i cili ndodhej në paraburgim në Asti për pjesëmarrje në organizatë mafioze, ishte liruar nga burgu për arsye shëndetësore dhe ishte në tranzit në Xhenova.
Ai dyshohet të ketë zbritur nga një tren në kryeqendrën e Ligurias, dhe më pas ka ecur përgjatë shinave ku u gjet. Ai kishte një biletë treni në xhep për një qytet të vogël në jug.
Emri i Di Gangit, një bos mafioz historik u rishfaq në tetor në hetimin e resortit Torre Macauda, një hotel luksoz në Sciacca, protagonist i disa hetimeve mafioze dhe që besohet se është në pronësi të kumbarit korleonez Toto Riina.
Sipas prokurorëve të Palermos, Di Gangi mund të ketë qenë një nga pronarët e vërtetë të strukturës dhe për këtë së fundmi prokurori kishte kryer një kontroll në qelinë e tij.
EDHE ITALIA PO BEHET ME KEQE SE SHQIPERIA .EDHE SE KANE KALUAR MBI 30 VITE MERREN AKOMA ME TOTO RINEN.KURE TE TJERET PO BEJNE GERDINE.SOTE QE PO FLASIM ITALIA KA GJITHSEJ 8 MILION PASANIKESH SHUME TE PASUR.EDHE NE SHQIPERI FLITEJ PER TE PASURIT E BLLOKUT ,KURE SOTE NE ATE VENDE TE VARFER ,ME NJE POPULLSI TE PA DITUR EKZAKTESISHTE ,SEPSE NUKE JANE TE REGJISTRUAR NEPER ZYRAT ANAGRAFIKE TE KOMUNAVE,FLITET SE MUNDE TE KETE 270 000 PASANIKESH TE TIPIT REZAT TACI BOSI I NAFTES SE PASTER NE SHQIPERI ,QE KURRE NUKE U PASTRUA NAFTA ,PORE U SHITE SI E TILLE, APO TE TIPIT YLLI NDROQI.PA LLOGARITUR MINISTRA E DEPUTETE GJYKATES E PROKUROR ,KRYEMINISTER DHE PRESIDENTE E KRYETARE PARLAMENTI SI PUNA E KOMUNISTIT TE OREVE TE DYTA GRAMOZ RUCIT ,SE KOMUNISTI I OREVE TE PARA ESHTE SALI BERISHA.