VIDEO/ Zjarri shpërthen në dasmë, të ftuarit nuk shqetësohen fare dhe vazhdojnë të shijojnë ushqimin

30 Nëntor 2021, 16:39Lifestyle TEMA

Ky është momenti qesharak ku dy të ftuar në një dasmë indiane nuk shqetësohen aspak dhe vijojnë të hanë ushqim pavarësisht një zjarri masiv që shpërtheu pas tyre. Pamjet e filmuara në Maharashtra, Indi tregojnë dy burrat që pavarësisht rrëmujës qëndrojnë ulur dhe vazhdojnë të hanë.

Ndërsa stafi nxiton të shikonte se çfarë po ndodhte, ata vazhdojnë të shijojnë vaktin e tyre. Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë për shkak të përdorimit të fishekzjarreve. 4 zjarrfikëse shkuan në vendngjarje por nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje