FOTOT/ Hëna, ashtu si nuk e keni parë kurrë

30 Nëntor 2021, 17:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Hëna, ashtu si nuk e keni parë kurrë

Shpesh herë i çojmë sytë drejt Hënës, me kuriozitet, shpresë ose mallëngjim. Por asnjëherë sateliti jonë na është dukur në mënyrë kaq të qartë, si pas përpunimit të fotografit Andrew McCarthy.

Fotografi i interesuar në astronomi, ka ripërpunuar rreth 200 mijë fotografi të ndryshme, që si burim kanë kryesisht agjencinë amerikane NASA.

Duke përdorur teknologjinë 3D dhe evidentuar kontrastin midis majave dhe kratereve hënore, del një rezultat mbresëlënës, një foto me 200 megapiksel që tregon në detaj morfologjinë e satelitit.

“U lodha, por e bëra sepse doja që njerëzit të bëhen gjithmonë më të interesuar ndaj eksplorimit të kufijve hapësinorë dhe njerëzorë”, thotë McCarthy.

Gjithsesi, sipërmarrja e fotografit i dha atij famë, me profilin e tij në Instagram që ditë pas ditë ka shkuar deri në rreth 460 mijë ndjekës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje