“Eksperiment social” në Top Channel, një zhgarravinë mbi çarçaf shitet për 13 mijë euro: Shiheni mirë se aty është Ismail Qemali

1 Dhjetor 2021, 11:24Lifestyle TEMA
“Eksperiment social” në Top Channel, një zhgarravinë

Mbrëmjen e së martës në televizionin kombëtar Top Channel është prezantuar një skicë mbi një çarçaf të bardhë ku ftoheshin të gjithë qytetarët për ta blerë.

Emisioni Big Brother Vip i kushtoi minuta të tëra reklamë duke e paraqitur si një vepër të madhe e cila është punuar me mjeshtëri nga një humorist që është bërë konkurent i spektaklit.

Drejtuesja e emisionit tha se aty është vizatuar portreti i babait të kombit shqiptar Ismail Qemali duke shpjeguar edhe një sërë detajesh që sipas saj e bënin këtë një vepër të madhe.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një vizatim krejt amator i cili nuk përfaqëson asnjë vlerë artistike përpos mediokritetit për të lartësuar personazhe që herë pas here shfaqen nga kënetat e spektakleve në Shqipëri.

Aq më tepër kur në qendër vendoset një figurë e madhe e Shqipërisë siç është Ismail Qemali, kjo iniciativë për të shitur një zhgarravinë mbi një çarçaf si portretin e tij duket krejt e pavend.

Në fund, piktura u shit 13 mijë euro tek një shok i konkurentit i cili e bleu dhe u premtua që paratë do i çojnë për bamirësi.

Ndërkohë, shumë artistë që nuk gjejnë vend për të promovuar veprat e tyre, kanë hedhur dyshime se ky mund të ketë qenë një eksperiment social për të testuar se deri ku shkon marrëzia. (TemA)

 

32 komente në ““Eksperiment social” në Top Channel, një zhgarravinë mbi çarçaf shitet për 13 mijë euro: Shiheni mirë se aty është Ismail Qemali”

  1. Atdheu says:

    Je total gabim. Kur eshte fjala per bamiresi edhe amatoret kane vend. Por si cdo here gojet e liga nuk mbyllen.

    1. Mal Cori says:

      Ore, po puna e komisarit ishte loojëëë….
      Kush tha se u shit ajo copë leckë ?
      Kush i verifikoi në se u derdhën paratë?
      Ato ishin vetëm telefonata për spektakël. Në fakt ishte vetëm një telefonatë. Ajo e shokut të Donaldit.
      Asnjë kokërr leku nuk është xhiruar.
      Le të japin faturën e bankës ku janë depozituar lekët…!!!

  2. petrit says:

    Nje neperkembje e artisteve te vertete dhe tallje me shikuesit. Ketij me duket se i kishte shkruar dashnori nje leter dashurie ? apo jam gabim.

  3. Yje says:

    Doaldi ka bere te atin aty se Ismail Qemalin kurren e kurres.Syte dhe ballin i ka te portretit te vet.Ka mundesi qe kjo shifer i dedikohet firmave te 14 banoreve tashme te vetquajtur “vip”-a .Po ta keni pare me vemendje as Picaso nuk do ta kishte shitur nje flete çarçafi 13 mije euro ku ajo veper mudn te jete bere nga ndonje adoleshent ka konkuruar per ne Liceun artistik por kurrsesi per ata qe kane mbaruar Akademine e Arteve.Siç duket edhe jo Akademi eshte kthyer ne produese diplomash si te gjitha universitetet private Shqipetare qe mbine si kerpudhat nga bisha Sali qe u rembeu pronat budallenjeve dhe i paisi me diploma e mastera.Fatkeqesi kombetare,ndaj edhe niveli soqeror eshte ketu ku jemi ku njerezit e rruges pa asnje begraund quhen “Vipa” nen siglen “nje here ma hipe ,nje here ta hipa”!Jemi mallengjyer pa mase per kete arritje shekullore ku kembes i thuhet doren dhe dores kembe.

    1. ana says:

      O Yll i fjetur, nuk u vleresua piktura apo zhgaravina me 13 mije euro, por gjesti qe keto para do te shkojne per bamiresi ! Kuptoveeeeeeeeeee?

      1. petriti says:

        Kur te shkojne per bamiresi na dergo faturen qe te te besojme.Deri atehere po qendrojme ne mendimin tone.

      2. Xheffrey says:

        @ana, moj ana
        Që flet hipur te thana
        Na na nxirr ca mut safi
        Dhe thuaj qe eshte Flori…
        ***
        Na bere kos dhe Detin
        Dhe na genjen miletin
        Na rren me qellimin
        E justifikon mjetin…!
        ***
        Medet ana , me det
        Shit fytyren tende
        Dhe beje si portret
        Qe se beson as vet…!
        ***
        Ismail Qemali
        Simbol per nje shtet
        Nuk eshte dordolec
        Te bësh sikur e shet…

        1. bujar says:

          ore po deshi ta blej populli ca halli ke ti?! ti vazhdo shkruaj vargje qe sti lexon njeri

      3. Yje says:

        Ana Karenina e kupton e dashtun qe edhe vete “autori” u habit se si nje çarçaf kushtoka 13 mije euro !Sa per bamiresine eshte gjithe populli qe vuan dhe e konsideroj ,ku per Top-in eshte je vrime ne uje kjo shume!13 mije euro “lorit” i bene vetem i kuqi i buzeve ,keshtu qe mos na mallengje sepo te shikosh statistikat do te te dridhet trupi nese konstaton qe njerez me probleme ne Shqiperi sot jane me mijra,po kur te them me mijera nuk gaboj perjashto ty dhe keta vipat .Ndaj mos e ul intelektin te na sqarosh se ku shkokan keto para .Se fundemi me lejo te te sqaroj qe komenti nuk ishte per parate por per autorin dhe organizatoret qe kerkojne te deformojne figuren e themeluesit te shtetit Shqipetar ne nje spetakel qe ka s’fiduar edhe telenovelat turke!Po me lere te flas o vella,me lere te flas o Anna da dimenticare.

  4. Presim te beheni me serioze jo me bjat, jo per gje po ju lezojme dhe duam dicka me interesante se sulm KCK says:

    Ndryshoni Etalonin mates Tema……Veprat e Pikasos jane per te fshire bythen por shiten me milona dollare, pra ne thelb perdoren si mjet legjitim per transferta parash.E vetmja vlere e tyre eshte ajo loja qe quhet puzzel. Paradoksalisht ata pikturusit e pjatave te porcelanit kane cilesi punimi ku e ku me Pikason….Piktura e Donaldit ,skica me sakte s ka vlere si punim po si donacion per femijet autike. Ai qe e bleu beri nje transferte parash tek Aeber Hajdari jo tek Donaldi.Si dhe pse ku duhej te ishte investigimi e shqetesimi ,jo Donaldi apo media qe perdoret si Top per transferten. Mos u merni meobjektin por me parane ku shkon e kush perfiton.

  5. Pilua says:

    Po ta shikoni me vemendje kete portret te bere nga Donaldi lexon pernjehere diçituren:Sa budallenj qe jane njerezit!Ai vetem Ismail Qemali nuk eshte.

  6. Tironcja says:

    Ha ha ha ..veret eksperiment social me mediokritetin qe I paraqitet publikut si VIP.

  7. Jon says:

    Po perjeton edhe Donaldi me shoke 15 minutat e fames e tij.

  8. Pike. says:

    TemA je komplet gabim. Eshte per bamirsi dhe cdo gje tjeter bie posht.
    Uroj qe ky artikull te jete publikuar pa konsultimin e Zotit Mero Baze dheee, te hiqet sa me shpejt.

  9. Lam karroca says:

    Emisione te tilla si Perputhen dhe Big Brater vetem shkarravina, imoralitete dhe pislleqe paraqesin. E si mund te japin moral keta emisione,kur vete drejtueset e tyre jane ndare nga bashkshortet e kane lene femijet rrugeve. Asnje nga ata qe paraqiten ne emisione te tilla nuk kane perfunduar me lidhje serioze, vetem se nxisin shthurjen dhe degjenerimin e familjeve.Cuditem si i lejojne ne oraret kur shikuesit kane nevoje per argetim te vertete jo per banalitete.

  10. mario says:

    C’fare eshte ky shkrim plot mllefosje? Kush e ka shkruajtur kete idiotesi, nese ai vizatim nuk eshte veper arti as ky shkrim nuk eshte gazetari dhe ai qe e ka shkruar eshte nje njeri me nivel inteligjence nen mesataren. Kjo eshte simbolike per te mbledhur disa fonde per bamiresi, nuk ka te bej fare me cilesine e vepres, eshte nje kujtim per nje moment dhe kohe te caktuar…ajo qe ka me shume rendesi, pertej kritikave te njerezve te rafinuar, eshte qe 3 femije autike do te ndihmohen, kjo duhet te mjaftoje per te mos hyre thelle neper analiza arti dhe vlerash, me gjith mend pa klas fare ky shkrim.

  11. atdhe says:

    Ajo eshte nje piktur qe u be aty per aty. Se sa i ngjan apo jo do te thoja qe nuk ka shume rendesi. Donaldi nuk e beri per te shitur por per te festuar te gjithe se bashku ne BB Diten e Pavaresise. Perse u perdor kjo piktur per qellime bamiresie ( per 3 femije autiste qe kane nevoje per kurim)nuk ka asgje te keqe, perkundrasi. Por te gjithe ju qe komentoni negativisht, po te kishit vene ne rradhe te pare qellimin perse u shit kjo piktur, (e ka vleren kaq apo jo kjo ska rendesi fare), duhet te pakten te heshnit, dhe jo te komentonit negativisht.

    1. Hakunamatata says:

      I dashur Atdhe, shumica nuk e shikojne kete emision (une nje nder te tjere), por ngaqe jemi lexues te gazetave online, shprehim mendimin per nje artikull.Nese ke ndonje pakenaqesi mund tu adresohesh gazetes dhe jo komentuesve.

      1. atdhe says:

        I, E dashur Hakunamatata, edhe une nuk e ndjek emisionin BB. Por kam pare pjese te shkeputura nga ky rast ne rrjetet sociale dhe vertet ishte dicka e bukur se si e festuan Diten e Flamurit. Por do tju jepja nje keshill, mos u besoni te gjitha c’shkruhet neper gazetat online, perfshi ketu edhe “gazeten tema”, pavaresisht se eshte nje gazete serioze. Ne vendin tuaj do te beja nje kerkim me teper ne rrjetet sociale te shikoja si qendron e verteta.

      2. arta says:

        ti je nga ato re fuges

  12. Teut e Modhe says:

    Rendesi ka kauza per te cilen shitet… sepse dikush ne nevoje qe si ka do i marre ato lek..

  13. Xheffrey says:

    @ana, moj ana
    Që flet hipur te thana
    Na nxirr ca mut safi
    Dhe thuaj qe eshte Flori…
    ***
    Na bere kos dhe Detin
    Dhe na genjen miletin
    Na rren me qellimin
    E justifikon mjetin…!
    ***
    Medet ana , me det
    Shit fytyren tende
    Dhe beje si portret
    Qe se beson as vet…!
    ***
    Ismail Qemali
    Simbol per nje shtet
    Nuk eshte dordolec
    Te bësh sikur e shet…

  14. sopiqoti says:

    I
    Eshte nje pacavure qe as per te fshire prapanicen nuk blen.

  15. ***** says:

    Vizatimi ishte i lezetshem por tejet amatoresk. Nje perpjekje e sinqerte dhe feminore e Donaldit per tu dukur me shume sesa banoret e tjere per arsye qe ai i di me mire se kushdo tjeter. Ndoshta nga qe eshte ne origjine nga Vlora dhe e ndjen sikur do duhet te jape me shume diten e flamurit dhe per kete e pergezoj nese eshte e vertete.
    Ne kete rast fjala art u perdor si mjet per qellime te caktuara, ashtu sic po perdoret edhe fjala VIP aty brenda shtepise ku shume prej banoreve realisht nuk e meritojne kete status.

  16. Andi Bushati says:

    Nga gjithë ata artistë zgjodhën këngëtarin që as vendlindja e vet se do!
    Nga gjithë ata artistë zgjodhën këngëtarin që Nënë Terezën e quan cigane dhe rome veç që mos t’ua lë shqiptarëve!
    Nga gjithë ata këngëtarë zgjodhën serbin që përkrah pushtimin e Krimesë dhe Putinin!
    Nga gjithë ata këngëtarë zgjodhën serbin që e bojkotoi Ukraina dhe Polonia!
    Nga gjithë ata këngëtarë, zgjodhën serbin që kurrë nuk e dënoi gjenocidin në vendlindjen e vet e le më në Kosovë!
    Nga gjithë ata këngëtarë, zgjodhën serbin që i prish marrëdhëniet mbrendashqiptare!
    Kush e zgjodhi?
    E zgjodhi Ai që 15 vjet më parë i dha Çelësin e Tiranës, e zgjodhi Ai që rrezaton snobizëm dhe inferioritet.

  17. Strok stroku says:

    Ore ju top-channel pse nuk ja jepni paradhenie ato €100.000 se duket qarte qe ato para per Donaldin e keni, e thene nga brenda iformacion confidential qe parat do ndahen ndermjet regjizorit “Albana” dhe Donaldit.Nga brenda besoj me kuptoni,eshte interesante ne shqiptaret kur behet fjale per €€-duam gjysmat.

  18. Denisa says:

    Bingo brother, me moderatoren Maria de Filippi, si këtë rradhë ska bërë vaki. U tha që do jetë për vipat, meri një e nga një dhe shikon që vipa s’ka. Pjesa më e madhe janë kosovarë ku mungon Albin Kurti dhe Rramushi. Antonela lloj vipeshe për të plotësuar epshet e blushit, ku transmeton mesazhin; gjetja e burrit “ishte lojaaa”, . Një mision ku ditën zihen , natën futen tek çarçafët e tjetrit. Moderatorja një karikaturë ku fustanet si bëjnë asnjëra, shalët e saj si të një transvesiti, që mezi qëndron mbi taka, ku herë mbas here u jep kurajo femrave që dashurohen në darkë e në mëgjes prishen, normal sepse dhe martesa saj ashtu ka qënë, pastaj mblidhen të gjitha bashkë me Antonelën, me albanën, me donaldin e borën, e thonë se na kanë inat prandaj njerëzit na shajnë. Pika moderatores, ku shyqyr që ka bërë dhëmbët dhe mban gojën hapur gjith kohës, se larg qoftë të kishte bërë ndonjë riparim poshtë, do na tregonte pjesët e shpifura intime të saj. Një dështim i plotë me gjith ato para, ku do ndërtoheshin shtëpi, ku do fitonte ndonjë fukara. Topi ka kohë që zgjedhjet për “ja vlen”, për punë në top i bën blushi. Kurrë nuk ka funksionuar përzgjedhja me komision sipas vlerave të meritokracisë. Shum keq për topin,,,,

    1. Blendi Fevziu says:

      @Denisa pajtohem me keto qe keni shkruar, perveç paragjykimit per kosovaret. Vertet Ramushki eshte nje trap dhe hajdut si Ilir Muti. Por duhet t’i pastrosh dhembet kur t’ia marresh ne goje Kingut Albin Kurti.

  19. ela says:

    sa fallco jemi ne ,kush eshte Donaldi? Ai akoma nuk eshte certifikuar si artist profesional,sepse eshte akoma ne shkoll, dhe kjo eshte loj e Topchanel,e gjithe ,nnje farsitet ne gjithe lojen e big bradher,nje turp.Trajtim i i Mardhenies se Donaldit me Boren nje turp,une i sugjeroj Bores mos u bej pjes e lojrave te tyre,largohu sa me pare nga pronvinciali dhe tregohu fisnike,lere dashurin qe ndoshta ndjen per te ,ai nuk ka standartet e tua

  20. anton says:

    bravo per iniciativen. kushdo ne bote eshte i lire te vizatoje, te shkruaj, te shese, te bej cte doje sepse nuk jemi ne realizmin socialist qe punen ta vleresojne komisionet e “partizaneve filojugosllave, filoruse apo filokineze”, por ta vlereson bleresi, tregu. Nese puna jote nuk vlen nuk shitet… eshte njesoj si me thene qe kjo media e kapur, qe shkruan pislliqe cdo sekond aq sa me kujton ZP dikur, te sulmohet per freskun qe i ben rames dhe oligarkeve te tij, dhe te detyrohet te mos shkruaj me, te mbyllet… por kjo seshte e drejte, perkundrazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje