Adelina Tahiri është prej disa vitesh në një martesë të konsoliduar me Serjozha Markov dhe çifti ka edhe një djalë që e kanë quajtur Joni. Ajo së fundi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve dhe ka zbuluar se kanë kaluar plot 9 vite që kur është lidhur Serjozhan.
Ajo i është përgjigjur një ndjekësi që e pyeste pse jeton vetëm në Vjenë, pa bashkëshortin.
“Pse jetoj! Sepse kemi një pjesë të jetës këtu në Vjenë, një pjesë në Shkup! Sikur dhe shumë njerëz që jetojnë. Pa burrin, sepse ai është shumë i obliguar me punë këtë periudhë dhe është e pamundur të jetë me ne”, ka thënë Adelina.