Ish-kancelari Sebastian Kurz do të largohet nga politika: Koha për të bërë diçka të re

2 Dhjetor 2021, 11:54Bota TEMA

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz së shpejti do të largohet nga të gjitha postet politike. 

35-vjeçari, i cili është ende lider i Partisë Popullore konservatore (ÖVP), shërbeu si kancelar nga 2017 deri në 2019 dhe përsëri nga 2020 deri në 2021.

Ai u largua nga kancelaria në tetor të këtij viti kur u zhyt në një hetim korrupsioni . Mandati i tij i parë në detyrë gjithashtu përfundoi në një mënyrë të ngjashme, pas të ashtuquajturit Skandali i Ibizës.

“Ka ende shumë gjëra të mira për të bërë në jetë përveç politikës. Ishte një kapitull emocionues, por është koha për të bërë diçka të re”, mësohet të ketë thënë Kurz, ka treguar një nga njerëzit e besuar të tij.

Kurz u pasua si kancelar në tetor nga Alexander Schallenberg , dhe mediat austriake raportuan se Ministri i Brendshëm Karl Nehammer është gati të marrë postin nga ai si udhëheqës i partisë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje