Ky produkt ne supermarket ka shumëfishuar shitjen pas publikimit te këngës më të re nga Adele

2 Dhjetor 2021, 12:54Lifestyle TEMA

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Adele u rikthye për publikun me “Easy on me”, një këngë e cila kapi menjëherë majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe jo vetëm. Duket se hiti i albumit me titull “30” ka përlotur një komb të tërë, që prej publikimit më 15 tetor e deri më sot, duke shkaktuar rritje të shitjes së facoletave.

Supermarketet britanike kanë publikuar raportin e rritjes së kërkesave për produktet specifike, duke vënë në dukje se shitjet e facoletave janë rritur më shumë se ¼ (26%) e xhiros së bërë në muajin tetor.

Kënga ngjalli reagime të forta në mesin e fansave të këngëtares, të cilët për shkak të temës së prekshme sociale, nuk kanë munguar të qarat nga fansat, që kishin më shumë se 7 vite që prisnin në heshtje albumin e saj të radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje