Nga Ylli Pata
Dalja prej disa ditëve e grupeve që thirren se janë nga degët e Partisë Demokratike në rrethe, që rreshtohen me foltoren, sërish nuk kanë hedhur dritë mbi atë që po ndodh realisht.
Gati një javë para takimit të paralajmëruar nga Sali Berisha, që e quan “Kuvend i PD-së” dhe dy javë para takimit që ka thirrur Lulzim Basha që e quan “Kuvend i PD-së”, gjërat sërish janë të paqarta.
Grupet që shpallin se baza është me Berishën, ndërkohë që njerëzit e Bashës thonë që strukturat e PD-së janë për 18 tetorin, sërish kanë mbetur në logjikën e shantazheve dypalëshe.
Pasi asnjëra prej palëve nuk ka bërë gjënë më të thjeshtë e mjaft të lehtë” të publikojë listën e anëtarëve të Kuvendit të PD-së dhe ata që kanë firmosur formularët e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Megjithatë, në këtë paqartësi të madhe, mund të nxirren disa konkluzione. Pro Sali Berishës në betejën me Bashën, kanë dalë një grup jo i vogël deputetësh të Partisë Demokratike, por jo shumica e grupit parlamentar.
Nuk ka dalë ende asnjë strukturë e rëndësishme e PD-së, siç janë degët apo grupime të mëdha organizative të bazës si PD-ja e një qyteti, rrethi në ndarjen e vjetër apo qarku.
Pro Sali Berishës nuk ka dalë ende një emër i rëndësishëm i PD-së historike, por të vetmit që po e përkrahin janë Kastriot Islami, Tritan Shehu e Genc Pollo.
Ndërkaq, Eduard Selami, ish-kryetar i PD-së, i cili u rikthye pas ekzilit të gjatë në kohën kur Berisha po humbte pushtetin, deklaroi hapur se Sali Berisha është e shkuara.
Por mund të thuhet hapur se ka një pakënaqësi massive ndaj Lulzim Bashës nga militantë të PD-së, që natyrisht kanë mbledhur gjithë mëkatet e tij në vite dhe tani kanë shpërthyer. Por a është kjo një zgjidhje që të kalojnë me Berishën? Në fajt, shumica e atyre që shpreson tek foltorja, është se ajo do të sjellë një përmbysje të statusquosë në PD, e një hapje të partisë për të rikthyer të larguarit, e zgjeruar më shumë partinë.
Po a mund të ndodhë kjo nëse Sali Berisha e kontrollon plotësisht e sërish Partinë Demokratike. Deri në maj, kur u shpall non grata, Sali Berisha e kontrollonte thuajse të gjithë PD-në se bashku me Lulzim Bashën. Madje edhe kur u dha mandata nga SHBA, deri në përjashtimin e tij nga grupi në shtator. Atëherë çfarë ndryshoi për dy muajt e fundit? Si mund ta hapë PD-në Berisha partinë, nëse këtë nuk e bëri në qershor e korrik?
Duket se po shkohet drejt një shizmë të rëndësishme, ndoshta më të madhen në PD, por që pjesa që do të ndjekë Berishën kanë pak gjasa që të hyjë fort në politikën shqiptare.
E shumta do të jetë një çetë vullnetarësh e Saliut, që nuk mund të jetë kauzë, e mund të gjenden në fund të një rrugice qorre pa fund. Sepse foltorja nuk ka as vision e as platform. Por a e ka Lulzim Basha këto veçori që i mungojnë foltores? Duket se jo, megjithatë partia e Bashës nuk është një organizim military, por një parti zyrtare, që në fund të fundit do të hyjë dhe marrë pjesë në sistemin politik duke nisur nga zgjedhjet më të afërta, siç janë ato të pjesshmet vendore. Në fakt ky është funisioni e misioni i një force politike…
Ngjarjet e ketyre 3 muajve te fundit mua me tregojne se PD-ja ka mare rrugen pa kthim te shkaterimit dhe zhdukjes nga skena politike e Shqiperise, nje fenomen ky, shume i vonuar, qe duhej te kishte perfunduar nje çerek shekulli me pare. Dhe nuk eshte ndonje hata e madhe kjo qe po i ndodh PD-se. Kujtoni parti politike me kontribute te shquara ne historine e Europes se Bashkuar, si partite Demokristiane dhe Socialiste Italiane te cilat, ne dekaden e fundit te shekullit te kaluar u fshine nga skakiera politike e Italise duke u lene vend krijimit te partive te reja. Kjo do te ndodhi edhe me PD-ne, por mqs jemi ne terenin shqiptar, keto fenomene kerkojne dekada, nga nje here (mos o Zot!) shekuj, per te ndodhur.
Ore Shqiptarë që mbyteni në një gotë ujë.Ore të zgjuar që dalloheni nga të tjeret se kini një fije të hollë budallalleku nga koka te këmbët!.Si mund të organizohet një kuvend Partie jashtë strukturës drejtuese të Partisë,kushdo qoftë ajo Parti?.
Organizimi në këtë rrugë i një Kuvendi është ilegjitim-ILEGJITIM-dhe mund të konsiderohet automatikisht PUÇ-Ee kuptoni o Politikane,o Gazetarë,o Panelistë,o Opinionistë.
Jo një e katerta por edhe kater të katertat të jene, do kalojë nepermjet struktures drejtuese të Partrisë ndryshe nuk quhet Kongresi i PARTISË.
Kush i jep të drejten Atij që do drejtojë Kuvendin të deklarohet NE KONGRESI I PARTISË?,pa qënë prezent udheheqja legjitime e asaj Partie?.
Pikerisht kejo e drejtë jashtë forumeve quhet PUÇ.
Nuk ka asnjë ndryshim nga ajo që kreu Haxhi Qamili.Edhe AI ishte i mbeshtetur nga Populli-se POPULL-eshtë relative nga kornizat e numurave-dhe kerkoi e luftoi e masakroi njerzit,Kryeqytetin,qytetet Shqiptare,qeverinë Legjitime si edhe Princ Vidin, dhe fundin e dini apo jo-U VAR NË LITAR-.
Pra nuk eshtë kjo DEMOKRACIA.Kjo llojë “Demkracie” është “demokracia” e diktatoreve arrivistë.
Qendrimi i Bashes ne krye te PD-s nuk do te thote se ajo parti eshte ne binaret e duhur.Nje person si Basha,i “rritur”nen hijen e Berishes ,i mbajtur ne qeverit e Berishes si beniamin i tij (edhe pas skandaleve),i mbajtur ne krye te PD-s me mbeshtetjen e tij,i zgjedhur kryetar bashkie me urdherin e tij (te Berishes) ,nuk mund ta drejtoj me PD-n dhe te behet i besueshem per K/minister.Pas dashurise 16-vjecare politike(u hengren dy gishtat e mjaltit qe ishin ne krye dhe kane filluar te hane m..)kane filluar akuzat me njeri tjetrin per poshtersit e bera.Akuzat per lobimin Rus,Tojota jaris ju shtua nje akuze e re nga Meta.Akuza per tradhetin kombetare me shitjen e detit Greqise.Ne qypin qe po “hane”tani ka akoma shume (mu.) per ta.
Drejtesia Shqiptare (e reja) akoma nuk ka filluar te flase ,por duhet te flase,per te miren e vendit.Ivestimet 30-vjecare per burgjet duhet te vihen ne eficence.
Per keto arsye ,jo Berisha(Ky armik i betuar i popullit Shqiptar) por edhe Basha nuk duhet te jene ne krye te PD-s.Mos u udhehiqni nga e keqia me e vogel sepse do te biem nga shiu ne bresher.