Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Erion Braçe: Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati ARMO-n

4 Dhjetor 2021, 10:33Sociale TEMA

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë prej ditësh për situatën e krijuar në rafineritë e naftës.  Të revoltuar, ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë masa ose në të kundërt do të futen në grevë urie.

Për këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe. Sipas tij fundit i rafinerisë nisi që në vitin 2008 kur Sali Berisha ia dha një privati këtë pasuri kombëtare.

Postimi i plotë

Ka tre gjera që të dhembin në rafinerinë e Ballshit!

E para,

Rafineria e Ballshit nuk është thjesht një uzine ne atë qytet; është vetë Ballshi! Që nga viti 2008 kur një kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga #shteti tek privati, për interesa të familjes dhe nen gojëmbylljen e shumë politikanëve në pushtet e opoziteë, një aset kombëtar jetik, mungesa e transparencës dhemb pa fund, madje te ngre nervat! Po e nis nga fundi; tani që rafineria po demontohet, po hedhin ne ajër togfjalëshin “e ka shitur banka”! Cila bankë? Ku hyn banka?

Në 2008-tën Rafinerinë e Ballshit e bleu Rezar Taçi në një proces korruptiv, kriminal; Në 2013-tën, në korrik, fill pas humbjes së pushtetit nga familja, rafinerinë e Ballshit e shiti Rezar Taçi dhe e bleu një kompani e regjistruar ne nje parajse fiskale ne Ishujt Virxhin;

Nga ajo ditë, në QKB nuk as shitje e as blerje, mbi të gjitha nuk ka asnjë bankë në listën e pronarëve; Në ekstraktin e Anika Merçuria etj, ka vetëm regjistrim te veprimeve përmbarimore. Atëherë, pse nuk u thuhet naftëtarëve se kush është pronari, çfarë pobën, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili është qëllimi?!

Në atë rafineri kanë hyrë shumë deri para dy vitesh; e kanë perdorur, kanë shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur!

Tani, e vërteta është detyrim!

E dyta,

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formës së prerë! Perse nuk zbatohen?! Në to ka jo vetëm detyrim për të paguar rrogat e punëtorëve, por edhe detyrim për të ruajtur asetin deri në shlyerjen e punëtorëve. Qeveria prej një viti-do vazhdojë edhe vitin tjetër, paguan rroga për punëtorët; ka bërë shumë mireë!

Por detyrimi për rrogat e prapambetura është ndaj privatit, është vendim gjykate dhe i pa kapërcyeshëm me rrogat qe paguan qeveria. Nëse nuk ndodh këtu bie sistemi, biem në padrejtësi.

E treta,

Interesi publik ne rastin e naftës e derivateve te saj, është interes kombëtar, strategjik. Në jemi i vetmi vend ne Evropë me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mirëqenie për çdo qytetar. Por ne nuk kemi plan ne këtë drejtim!

2 komente në “Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Erion Braçe: Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati ARMO-n”

  1. Jorgo says:

    po pe nuk ia ke thene te gjatit ne mbledhje qeverie keto, po del ne FB ben derr-derr kot o brace-miu.. ziu, me fal

  2. Agim Anastasi says:

    Pse ,mungon komenti ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje